Ylli i serialit “Game of Thrones”, Kit Harington, është shtrirë në një qendër rehabilituese dhe po trajtohet nga stresi, rraskapitja dhe abuzimi me alkool.
Bëhet e ditur se aktori e kishte nisur trajtimin për shëndetin mendor në një qendër në Connecticut në periudhën kur po shfaqej sezoni i fundit i serialit të popullarizuar.
DailyMail.com raporton se 32-vjeçari ka nisur trajtimin që para një muaji për shkak të problemeve të shëndetit mendor.
Lajmin e ka konfirmuar përfaqësuesi i Harington, i cili ka thënë se aktori ka vendosur që ta shfrytëzojë pushimin nga aktrimi për t’i dhënë përparësi shëndetit të tij.
Madje, edhe në mbrëmjen e transmetimit të episodit final (19 maj), ai ndodhej në qendrën e rehabilitimit. /Telegrafi/