Kim Kardashian ka treguar cilësinë më të rëndësishme që kërkon te një mashkull dhe atë që e konsideron si një ‘flamur të kuq’.

Në një intervistë për podkastin e Erin dhe Sara Foster, ylli 44-vjeçare theksoi se për të, respekti ndaj të tjerëve është thelbësor.


“Flamuri im i kuq është kur dikush nuk i trajton njerëzit me respekt, pavarësisht kush janë apo çfarë bëjnë”, tha Kim, duke shtuar se kërkon një partner me vlera të përbashkëta dhe që të jetë i sigurt në veten e tij, shkruan DailyMail.

94754205 14349571 image a 146 1738422065699

Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e një ‘përballjeje të madhe’ në një marrëdhënie, për të parë si reagon partneri kur nuk merr atë që dëshiron.

Kim, e cila ndan katër fëmijë me Kanye West, tha se është e rëndësishme që partneri i saj i ardhshëm të kuptojë jetën dhe familjen e saj.

94754201 14349571 image a 147 1738422072863

Spekulimet për një romancë të re nisën pas një traileri të serialit The Kardashians, ku ajo la të kuptohej se po takohej me dikë. “Unë ju gënjeva plotësisht... Nuk mendoj se më njeh”, tha ajo me një buzëqeshje lozonjare.

Ndërkohë, ka raportime se Kim ka filluar një lidhje të re, por po e mban atë shumë private. /Telegrafi/

94754237 14349571 image a 148 1738422083320

94754243 14349571 image a 149 1738422089378