Kim Kardashian në qendër të kritikave, pas postimeve provokuese me bikini nga dasma e Jeff Bezos

Kim Kardashian është përballur me një valë kritikash në rrjetet sociale, pasi postoi imazhe me bikini gjatë qëndrimit në dasmën madhështore të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez, duke u akuzuar për vetëpromovim të tepruar në një event privat me rëndësi.
Manjatja e bukurisë dhe themeluesja e SKIMS, 44 vjeç, ndodhej në Venedik për të marrë pjesë në ceremoninë 20 milionë dollarëshe të çiftit miliarder, e cila u mbajt në ambientet historike të San Giorgio Maggiore.
Por, ndërsa personalitete si Leonardo DiCaprio, Tom Brady dhe Oprah Winfrey ruajtën një profil të ulët, Kim nuk hezitoi të ndante me ndjekësit e saj disa poza të nxehta me bikini, të cilat u panë si përpjekje e hapur për të tërhequr vëmendjen, shkruan DailyMail.
Në imazhet e shpërndara në Instagram, ajo kishte veshur një palë bikini me motive kafshësh nga koleksioni i saj, ndërsa komentet e përdoruesve nuk vonuan: “Duke e kthyer gjithçka në një reklamë për veten”, shkruajti një komentues, ndërsa një tjetër tha: “Kjo nuk është klasi që pritej në një dasmë të tillë".
Ndonëse Kardashian është e njohur për promovimin agresiv të markave të saj, shumë fansa menduan se kjo paraqitje ishte jashtë kontekstit dhe tregoi mungesë ndjeshmërie në një event të tillë privat dhe festiv.
Ndërkohë, Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez kishin organizuar një ceremoni luksoze me muzikë live nga Matteo Bocelli, një kor Gospel dhe prani të personaliteteve të famshëm, duke u përkujdesur për çdo detaj të dasmës së tyre.
Ndërsa festa vazhdonte me stil, sytë e mediave ishin të ndarë mes romantikës së çiftit dhe paraqitjes së diskutueshme të Kim-it.
Për momentin, Kim nuk ka komentuar mbi reagimet e krijuara nga postimi i saj. /Telegrafi/


























































