Këngëtarja e re, Kida, vazhdon të jetë njëra prej këngëtareve më aktive në estradë.

Ajo sjell vazhdimisht këngë të reja për fansat, gjersa nuk mungon edhe në koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme.


kida1

Kida është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, ku është shfaqur mjaft atraktive.

kida2

Kësaj here, ajo pozon e veshur në një fustan transparent, duke vënë në pah linjat dhe figurën e saj trupore.

Fotografitë e realizuara nga Norik Uka, kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj të shumtë.

kida3

Për sa i përket muzikës, "Merri krejt" mbetet kënga e saj e fundit, e cila është pritur shumë mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/