Kida dhe Buta kanë bashkuar forcat së fundmi në një projekt të ri muzikor.

"Mesazh" titullohet ky duet i tyre, të cilin e kanë realizuar në qytetin e bukur të Parisit.


Dyshja e famshme e estradës vijnë me një paraqitje të mahnitshme në videoklip.

Screenshot 7 39 Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vet Buta në bashkëpunim me Rron Kai me producim nga Deda Music.

Për miksimin dhe masterizimin e këngës u përkujdes Deard Sylejmani.

Screenshot 9 36 Foto: Screenshot/YouTube

Një miks i bukur i zhanreve që po pëlqehet mjaft shumë edhe nga fansat e publiku.

Kënga e plotë tanimë vlen të ceket se ndodhet në platformën YouTube. /Telegrafi/