Site icon Telegrafi

Këto janë pesë kafshët shtëpiake më të pasura në botë: Ato fitojnë një shumë të madhe, e gjitha kjo falë pronarëve të tyre të pasur

Ne ju sjellim një listë me pesë kafshët shtëpiake më të pasura në botë

Macja e Taylor Swift është cilësuar si kafsha më e pasur në botë në listën e re 30 nën 30 vjeç. Një renditje revista Hit e ka cilësuar macen e Taylor Swift, Olivia Benson, kafshën shtëpiake më të pasur në planet, me një vlerë neto prej 75 milionë eurosh.

Macja Scottish Fold e këngëtares së famshme ka linjën e saj të veshjeve, ka luajtur në reklamat e Coca-Cola-s dhe në videoklipet e këngëtares për këngët “Me!” dhe “Blank Space”.

Fatkeqësisht, dy macet e tjera të Swift, Meredith Grey dhe Benjamin Button, nuk hynë në listën e kafshëve shtëpiake më të pasura.

Në vendin e dytë në listë është macja Meet Nala, e cila ka 4.5 milionë ndjekës në Instagram, ka bërë fushata me Google, Uber dhe Petsmart dhe vlen 73 milionë funte, transmeton Telegrafi.

Në vendin e tretë me një vlerë neto prej 12 milionë euro është macja e të ndjerit Karl Lagerfeld, Choupette, e cila ka 264 mijë ndjekës dhe stilisti gjerman i la një pjesë të pasurisë së tij kur vdiq në vitin 2019.

Border Collie Lulu, trashëgoi pasurinë e pronarit të saj, biznesmenit Bill Dorris, duke përfshirë pasuri të paluajtshme dhe investime, kur ai vdiq, u rendit e katërta, me një vlerë neto prej katër milionë euro e gjysmë.

Doug The Pug’s, e cila luajti në videoklipin e Katy Perry-t për hitin e saj “Swish Swish” dhe është fotografuar me të famshëm, duke përfshirë Justin Bieber, Billie Eilish dhe Shakira, është kafsha e pestë më e pasur nën 30 vjeç me një vlerë neto prej 1.3 milionë euro.

/Telegrafi/

Exit mobile version