Ai këtë e ka bërë gjatë vizitës së Kryeparlamentarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ku edhe kishin shfrytëzuar për të ecur këmbë në disa rrugë në Gjakovë.

Në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Pacolli ka publikuar disa fotografi të shoqëruar edhe me disa rreshta.


“Duke ecur në këmbë me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, dhe Kryetaren tonë të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, u ndalem në disa zejtari. Së pari në dyqanin e djepeve Qarri. Duke vizituar dyqanin e djepeve ku baba i im Isa, me urdhrin e gjyshit pse isha nip i parë, vendosi të blinte djepin tim tek dyqani i Qarrit. Breza të tëre djepaxhinjsh”, ka shkruar zëvendëskryeministri. /Telegrafi/

packi3