Norvegjezi Kenneth Andresen, për të parën herë erdhi në Kosovë në vitin 1999 së bashku me KFOR-in, asokohe si zyrtar për media, por ka mbetur i lidhur me vendin tonë deri tash, 17 vite më pas. Pak muaj më parë ai mbrojti me sukses titullin PhD pranë Universitetit të Oslos me temën “Gazetaria në presion. Rasti i Kosovës”.
Intervistoi: Jaser Veseli
Dr. Andresen, profesor akademik në Universitetin e Agder në Norvegji, është kthyer disa herë në vendin tonë, fillimisht për të realizuar kërkimin e tij në lidhje me mediat kosovare dhe pastaj për të punuar edhe si ligjërues në KIJAC (Institutin Kosovar për Gazetari dhe Hulumtim).
Në këtë intervistë ekskluzive për portalin Telegrafi, Dr. Kenneth Andresen, tash profesor në Universitetin e Agder në Norvegji, flet në veçanti për studimin e tij në lidhje me mediat kosovare. Ai diskuton edhe presionet me të cilat përballen gazetarët në Kosovë, profesionalizmin e tyre, vetë-cenzurimin dhe daljen në skenë të mediave online.
Andresen ndan me ne edhe përvoja personale nga Kosova. “Mbi të gjitha kam shumë miq të mirë këtu!”, shprehet ai. “Miq të jetës”.
Dr. Andresen, PhD e juaj trajton zhvillimet e gazetarisë kosovare! Si ndodhi që ju të hulumtoni dhe shkruani për gazetarinë në Kosovë?
Interesimi im për zhvillimet e gazetarisë filloi pasi unë erdha këtu si zyrtar i shtypit me KFOR-in në vitin 1999 dhe bëja analiza mediatike për NATO-n. Si një profesor akademik i gazetarisë dëshiroja të mësoj më shumë rreth asaj se si gazetaria është zhvilluar në një shoqëri që ka kaluar nëpër disa konflikte.
Cili ishte raporti juaj me Kosovën para studimi tuaj dhe para se të vini këtu fillimisht?
Hera ime e parë në Kosovë ishte në qershor të vitit 1999, dhe unë isha i deleguar nga Ushtria Norvegjeze si Major dhe si zyrtar i shtypit deri në janar të vitit 2000. Para kësaj, për Kosovën kisha mësuar kryesisht nga mediat dhe pasi takova refugjatët nga Kosova në Norvegji në vitet 1990-ta.
“Gazetaria nën presion. Rasti i Kosovës”, është titulli i tezës tuaj të doktoratës në Universitetin e Oslos. Çfarë lloj presioni keni gjetur në gazetarinë kosovare?
Kam gjetur se ka presion të shumëfishtë për gazetarët në Kosovë sot. E para, ka presion nga historia dhe të gjitha konfliktet që e në ndjekur Kosovën. Konfliktet etnike ende janë të pranishme. E dyta, ka presion gjatë punës së përditshme në redaksitë dhe nga shoqëria kosovare. Profesioni nuk po arrin të zhvillohet në një shoqëri ku gazetaria e pavarur ka një histori të shkurtër dhe ka një presion të madh nga politikat. E treta, ka presion nga “jashtë” për të plotësuar të ashtuquajturat standarde Perëndimore të gazetarisë.
Ju keni hulumtuar formate të ndryshme mediatike, televizione dhe gazeta, dhe media të nacionaliteteve të ndryshme, media serbe dhe shqiptare. A keni gjetur dallime sa i takon profesionalizmit, presionit ose lidhjeve politike te ta?
Hulumtimin tim e kam bërë në redaksitë e Express, RTK, Koha Ditore dhe Radio Contact Plus (Mitrovicë). Në të gjitha këto, kam gjetur gazetarë shumë profesionistë të cilët nuk po arrinin të praktikojnë gazetarinë që kanë dashur dhe në të cilën kanë besuar. Isha veçanërisht i impresionuar me atë se si gazetarët në radio Contact Plus përpiqeshin të ekuilibrojnë presionin që vinte nga Beogradi dhe nga Prishtina.
Shikuar në aspektin global, edhe mediat ndërkombtare po ashtu janë në presion politik dhe shpesh kritikohen për anshmëri dhe mbështetje të politikave të caktuara, më së shpeshti atyre nacionale. Mendoni se disa rezultate që ju keni gjetur, si për shembull mënyra se si mediat në Kosovë paraqesin konfliktet etnike, janë një reagim natyral, të themi?
Presion politik në media ka kudo, përfshirë edhe Norvegjinë. Megjithatë, konfliktet etnike kanë prirje t’i izolojnë mediat më shumë. Media shpesh merr qëndrim aty ku konfliktet bëhen të dukshme. Tradicionalisht, media gjithmonë ka marrë kahje politike dhe “gazetaria e pavarur” është disi një shprehje e re.
Studimi juaj është realizuar para dhjetëvjetësh kur gazetaria online në Kosovë nuk ka qenë ende e zhvilluar. Por kohëve të fundit kjo dominon. Mendon se interneti mund të ketë ndryshuar mënyrën se si bëhet gazetaria?
Në Kosovë, ka ndodhur më shumë në anën digjitale se sa në anën e shkruar. Daljet e reja kanë sjellë edhe gazetari më të keqe, por po ashtu edhe më të mirë. Më pëlqejnë web-faqet të cilat i publikon BIRN, përfshirë Balkaninsight dhe Prishtinainsight. Po ashtu zhvillimi i mediave sociale ka sjellë shumë gjëra të reja në mediet kosovare.
Gazetarët kosovarë shpesh kritikohen për shkak se nuk trajtojnë tema hulumtuese. Çfarë ka gjetur hulumtimi juaj për këtë?
Edhe unë kam gjetur të njëjtën gjë në redaksitë në Kosovë. Ndonjëherë kishte një lloj presioni të jashtëm politik, por më së shumti kishte vetë-censurim, ku redaktorët dhe gazetarët shmangnin disa tema pasi mendonin se do të ishte e komplikuar dhe se kjo do të çonte në probleme.
Shumë gazetarë dhe analistë në Kosovë kanë lëvizur drejt politikës në vitet e fundit. Cili është mendimi juaj për këto lloj lëvizjesh, nga gazetaria në politikë?
E kuptoj se njerëzit i shfrytëzojnë mundësitë dhe ndonjëherë kalojnë në politikë, por shpresoj që zemra e tyre të mbetet në gazetari!
Ju keni qenë edhe profesor në Kosovë, ku keni ligjëruar në Institutin Kosovar për Gazetari dhe Komunikim (KIJAC). A kanë bërë hulumtime gazetareske atje? Çfarë tregonin për pëvojat e tyre dhe presionet?
Po, studentët tanë kanë bërë disa tema hulumtuese, nën drejtimin e fakultetit tonë. Ndonjëherë studentët e gazetarisë vendoseshin edhe nën presion. Një shembull ishte kur policia kërkoi disa pamje të papublikuara nga një demonstratë politike. Por studentët dhe shkolla rezistuan.
Studimi juaj po ashtu ka gjetur se “mbështetja ndërkombëtare mediatike, me qëllim ngritjet e profesionalizmit të gazetarëve, ka pasur një rezultat të kufizuar”. Çfarë mendon se nuk ka funksionuar nga kjo përkrahje ndërkombëtare për mediat?
Përmes studimit tim kam gjetur se kjo ishte e organizuar keq që nga fillimi. Shumë organizata kanë bërë të njëjtën gjë. Kishte shumë kurse afat-shkurtëra me tema shumë bazike. Ata do të duhej të kishin bërë më shumë trajnime brenda redaksive dhe duhej të kishin filluar shkollat e gazetarisë më herët.
Si paraqitet Kosova në mediat skandinave? Çfarë kanë trajtuar ato së fundi, përplasjet e ashpra politike, nominimin në Oscar apo arritjet sportive?
Ka një komunitet të madh shqiptaro-kosovar në Skandinavi që përpiqet të promovojë një pamje të ekuilibruar të Kosovës, përfshirë sportin dhe kulturën. Në mediat skandinave nuk flitet shumë për Kosovën, por kohë pas kohe ka disa shkrime.
Të flasim ca për përvojën tuaj në Kosovë. Çfarë ju ka pëlqyer më shumë gjatë kohës sa keni qëndruar këtu? Keni preferenca sa i takon traditave dhe jetës së përditshme?
Po! Më pëlqen ushqimi dhe kafeja në Kosovë! Dhe kam udhëtuar nëpër gjithë vendin. Më pëlqen historia dhe jam koleksionues i kartolinave historike nga Kosova. Mbi të gjitha, kam shumë miq të afërt dhe të mirë këtu. Miq të jetës!
Kuptoni ndonjëhën nga gjuhën që fliten këtu?
Di disa përshëndetje dhe shprehje bazike në gjuhën shqipe, dhe disa fjalë në gjuhën serbe. Vërtet dua të mësoj më shumë, por atëherë do të duhet të zhvendosem këtu!
Planifikon të kthehesh në Kosovë me ndonjë projekt tjetër në të ardhmen?
Po, në fakt. Planifikoj të realizoj disa projekte hulumtuese këtu, së bashku me disa kolegë të mirë. Kërkime në fushën e gazetarisë dhe historisë, dhe do të ishte mrekulli nëse do të mund të themelohej një shkollë kërkimi dhe gazetarie, si pasardhëse e ish-shkollës KIJAC. Shpresoj kjo të ndodhë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje