Këngëtarja e njohur e skenës tonë muzikore, Dafina Zeqiri, viteve të fundit është shndërruar në një nga artistet më të kërkuara shqiptare.

Ajo këtë vit solli plot projekte të suksesshme, të cilat u shndërruan në hite menjëherë dhe kjo dëshmohet më së miri me klikimet e shumta që ka arritur të marrë në platformat e ndryshme muzikore si: YouTube dhe Spotify.


Kur jemi tek kjo e fundit, si një nga aplikacionet muzikore më të pëlqyera tashmë është kthyer në më të përdorurin nga artistët dhe dëgjuesit e muzikës.

Si çdo herë tjetër, në fund të çdo viti Spotify bën përmbledhjen se sa herë janë dëgjuar këngët e një artisti në të.

Si njëra nga këngëtaret më të frekuentuara në këtë platformë, duket se gjatë këtij viti Dafina ka pasur shumë sukses në të.

Sipas publikimeve, këngët e saj janë dëgjuar në 79 vende të botës, nga 468 mijë njerëz që kanë dëgjuar 7.4 milionë herë këngët.

dafina.zeqiri 75394887 505377740070216 7611702541573556703 n Sukseset e Dafina Zeqirit gjatë vitit 2019 (Foto: Instagram)

Përkundër viteve në skenë, artistja Zeqiri vazhdon të jetë në top formë dhe shumë aktive me mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/