Ai vetëm dy ditë më parë solli këngën e re dhe tashmë është bërë ‘trending’.

Bëhet fjalë për këngëtarin Butrint Imeri, i cili kësaj radhe erdhi me një solo projekt të quajtur “Kuku”.


Kjo këngë vetëm për një kohë të shkurtër ka grumbulluar mbi katër milionë klikime në platformën YouTube.

Screenshot 1 8 Butrint Imeri (Foto: Instagram)

Madje është bërë ‘trending’ numër 1 në Shqipëri, Austri, Zvicër, Gjermani e po ashtu edhe në Maqedoni.

Sipas një publikimi të bërë nga artisti, projekti gjendet i katërti në Itali e Sloveni, i pesti në Belgjikë, i gjashti në Suedi, i 8 në Greqi e kështu me radhë deri në Londër.

Screenshot 2 5 Butrint Imeri (Foto: Instagram)

Momentalisht ndër më të dëgjuarat e me të përfolurat në trojet shqiptare dhe kjo tani veçse u dëshmua.

Butrinti këtë periudhë ka qenë i angazhuar edhe me koncerte jashtë Kosovës, kryesisht nëpër Evropë. /Telegrafi/