LAJMI I FUNDIT:

“I kemi borxh të madh familjes së tij”- del në pah letra që ‘fundosi’ Berishën

“I kemi borxh të madh familjes së tij”- del në pah letra që ‘fundosi’ Berishën

Euronews Albania ka siguruar dosjen voluminoze hetimore prej 500 faqesh të SPAK që i është vënë në dispozicion ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarber Malltezi.

Në këtë dosje evidentohet dhe një letër e sekuestruar në një studio ligjore të shtetasit Xhimi Begeja (edhe ky i marre i pandehur) e cila evidentohet nga SPAK.

“Ju besova verbërisht sepse Gita dhe Abi më garantuan qysh nga dita e parë ku studio e juaj të jetë garantusja ligiore dhe financiare në marrveshjet e kontratat tona… Nuk kam qenë pengesë në asnjë moment të firmosja vetëm ‘letër të bardhë’, sepse e konsideroja veten turp neqoftë se nuk do ju besoja… Kam përshtypjen se ajo Gocë e Familjes nuk ka pas dhe as ka dijeni për situatën e krijuar tani mes nesh. Unë nuk e kam shqetësuar dhe nuk do e shqetësoj kurrë për hallin e madh që na ka zënë, por aq më tepër ne si familje i kemi borxh të madh Familjes Berisha për shqetësimet që i kemi sjellë ku shkaktare është prona jonë…” (shtetasi Xhimi Begeja, në këte letër falët “Gocë e Familjes” dhe “Familja Berisha” i shkruan me shkronja të mëdha duke treguar konceptimin që ka ai për pushtetin e familjes Berisha), thotë SPAK.


Ndërkaq, sipas SPAK, me qëllim ruajtjen e imazhit të një politikani që nuk është pasuruar asnjëherë, shtetasi Sali Berisha, nuk do te rriste formalisht pasurinë e tij, dhe ky përfitim do të kalonte tek shtetasi Jamarber Maltezi, i martuar dhe me shtetasen Argita Maltezi, vajzen e shtetasit Sali Berisha.

Sipas SPAK, siç edhe rezulton nga hetimi, aksesi në pasuritë e shtetasve Maltezi, është i përhershëm nga familja Berisha dhe thjesht shfrytëzimi i pasurive të tyre për akomodim por edhe përdorimi i shumave monetare, në vlera që, pasur parasysh nivelin ekonomik të një politikani shqiptar, mbështetur vetëm në pagën e tij, nuk justifikohen, sipas SPAK./Euronews/

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Arrestohet turku në Tiranë, kreu 1 milionë euro transaksione të

Arrestohet turku në Tiranë, kreu 1 milionë euro transaksione të "parave të krimit" nga karta e kreditit të një shqiptari

Lajme
Kryeprokurorja belge: Raporte 'tronditëse' u zbuluan në përgjimet e SKY ECC për grupet kriminale shqiptare

Kryeprokurorja belge: Raporte 'tronditëse' u zbuluan në përgjimet e SKY ECC për grupet kriminale shqiptare

Lajme
Kalo në kategori