KEK-u premton drita për Vit të Ri

Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor BuZhala, tha për Telegrafin se thotë se nga 10 dhjetori nuk janë duke aplikuar fare planin ABC, e kjo sipas tij do të vazhdoj edhe më tej.
“KEK-u ka bërë të gjitha përgatitjet për të patur energji elektrike gjatë festave. Kjo është vijimësi e furnizimit që nga data 10 dhjetor kur nuk është aplikuar fare kategorizimi ABC, pos prishjeve eventuale që kanë ndodhur në zona të izoluara ndërprerje të energjisë elektrike të paplanifkuara nuk ka patur”, thotë ai.
Buzhala ka treguar se në blloqet e KEK-ut janë duke u prodhuar mbi 800 megavatë orë energji elektrike për deri sa KEK importon deri në 170 megavatë orë energji elektrike. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

































