LAJMI I FUNDIT:

Katër viktima dhe 13 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Katër viktima dhe 13 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 53 pacientë të shëruar nga Covid-19. Sipas qyteteve: Shkupi-25, Kumanova-13, Prilep-5, Struga-1, Manastir-4, Ohri-1 dhe Koçani-4, njofton Telegrafi Maqedoni.

Dy persona vdiqën në Klinikën për Sëmundje Infektive, një paciente 58-vjeçar nga fshati Zhelinë-Tetovë dhe një pacient 81-vjeçar nga Kumanova. Të dy pacientët vuanin nga presioni i lartë i gjakut. Ndërsa në spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar jetë një pacientë 47-vjeçar nga Kumanova dhe një pacientë 66-vjeçar ka ndërruar jetë në Manastir.

Në 24 orët e kaluara, janë kryer 289 teste, ndërsa janë konfirmuar 13 raste të reja të Covid-19, në: Shkup-4, Kumanovë-5, Prilep-2 dhe Tetovë-2.


Me këtë, numri i përgjithshëm i të diagnostikuar me coronavirus në vendin tonë arrin në 1399.

Për 24 orët e kaluara janë shëruar 53 persona nga numri total i të prekurve nga Covid-19. Kjo tregon se në Maqedoni për momentin ka 553 pacientë të shëruar, apo mbi 8 herë më shumë se rastet me vdekje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori