Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), indeksi i rrogës mesatare bruto në Maqedoni në muajin dhjetor të vitit 2016 ishte 103.2, kurse për rrogën mesatare neto ishte 103.3, krahasuar me vitin 2015, njofton Telegrafi Maqedoni.

Një rritje e këtillë i faturohet parasegjithash rritjes së rrogave bruto në sektorët art, argëtim dhe rekreacion (45.1%), informacion dhe komunikim (9.8%) dhe ndërtimtari (8.2%).


Rroga mesatare për muajin dhjetor të vitit 2016 është 34.374 denarë. Kurse, rroga mesatare neto e muajit dhjetor të vitit 2016 ishte 23.457 denarë. Në këtë muaj, 1.6% e punëtorëve nuk kanë marrë rroga./Telegrafi/