Kapet me 14 mijë euro të padeklaruara në kufi

Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë të Shqipërisë, kanë konstatuar dhe sekuestruar një shumë prej 14 mijë eurosh, të cilat një shtetas tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria pa i deklaruar, në kundërshtim me ligjin.
Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e shtetasit O. K., 40 vjeç, banues në Fier, u gjetën të fshehura 14 mijë euro të padeklaruara.
Shuma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që ndaj 40-vjeçarit ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































