Reperi Kanye West është liruar nga spitali të mërkurën më 30 nëntor, kështu kanë bërë të ditur mediat amerikane duke i cituar disa burime të paidentifikuara. Ai për një javë qëndroi i shtrirë në spital, pasi kishte pësuar krizë shpirtërore dhe po vuan nga lodhja e tepërt.
Televizioni CNN dhe gazeta Los Angeles Times, kanë bërë të ditur se West është larguar nga spitali “UCLA Medical Center”, pas marrjes të trajtimit të duhur mjekësor, dhe tash po ndihet më mirë.
Ndërsa, revista ‘People’ duke e cituar një burim të paidentifikuar të reperit ka bërë të ditur se: “West tashmë gjendet në shtëpinë e tij, ku po pushon dhe po kalon kohë me familjen e afërt”.
E, zëdhënësi i West-it dhe bashkëshortes së tij Kim Kardashian, nuk kanë qenë të gatshëm të komentojnë rreth shëndetit të këngëtarit dhe disenjatorit të famshëm, si dhe rreth lëshimit të tij nga spitali.
Ylli i hitit “Jesus Walks”, i cili ishte duke e realizuar turneun e tij nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u detyrua të hospitalizohet pasi policia i ishte përgjigjur një thirrjeje për ndihmë para më shumë se një jave. Sipas burimeve të afërta të këngëtarit, ai kishte pësuar krizë shpirtërore dhe gjendja i është keqësuar edhe si pasojë e lodhjes së tepërt dhe pagjumësisë. Atëkohë bashkëshortja e tij, Kim, nuk gjendej përkrah tij, pasi bukuroshja amerikane kishte udhëtuar për ta ndjekur një gala mbrëmje, e cila po e nderonte babanë e saj të ndjerë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë