Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, ka drejtuar një mal akuzash në drejtim të presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Kadaj-Bujupi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Thaçi po përpiqet ta mbajë peng Republikën.


Postimi i plotë i deputetes Kadaj-Bujupi:“I ashtuquajturi President përsëri po dëshmon me veprimet e tij se nuk e përfaqëson as unitetin dhe as popullin. Dhunshëm krijoi karrierën e tij politike. Dhunshëm nënshkroi marrëveshjet kundërkushtetuese me Serbinë. Dhunshëm u zgjodh në krye të shtetit. Kryedhunuesi i shtetësisë ende po shtiret me maskën e paqësorit. Maskën me të cilin po përpiqet ta mbajë peng ende Republikën. Të blejë ende deputetët. Të bëjë ende pazare me Srpskan e Vuçiqit. Dhunshëm u ngrite. Dhunshëm u zgjodhe. Dhunshëm shite interesat e vendit. Paqësisht zbrite. Paqësisht do shkarkohesh ! Paqësisht do i japësh llogari vendit!” (sic), ka shkruar Kadaj-Bujupi. /Telegrafi/