Jon Jones do të rikthehet në aksionin elitar të MMA në UFC 285 në mëngjesin e së dielës teksa do të përballet me Ciryl Gane për titullin vakant të peshave të rënda.
Legjenda e UFC-së, Jones ka qenë larg oktogonit që nga fitorja e tij ndaj Dominick Reyes në shkurt të vitit 2020.
Por, ‘Bones’ tani është gati të rikthehet dhe ka shansin të fitojë titullin e UFC-së në peshën e rëndë.
Amerikani do të fitojë një pagesë prej dy milionë dollarësh– pavarësisht se çfarë ndodh, humb apo fiton.
Titulli kampion i peshave të rënda u lirua nga Francis Ngannou pasi kontrata e tij me UFC skadoi.
Dhe Gane, i cili humbi rripin nga Ngannou janarin e kaluar, do të jetë i etur për të shfrytëzuar maksimalisht mundësinë e tij për të siguruar sërish medaljen e artë.
UFC 285 duhet të jetë një nga pikat kryesore të vitit dhe Jones ka premtuar një rikthim shpërthyes në aksionin e arteve të përziera marciale.
Jones vs Gane: Vendi dhe orari i përballjes
UFC 285 është planifikuar të zhvillohet mëngjesin e nesërm (e diel), më 5 mars me kohën tonë dhe do të mbahet në Arena T-Mobile në Nevada të Las Vegas.
Ndeshjet e para të do të fillojnë në mesnatë apo që fillojnë nga ora 3 e mëngjesit të së dielës në mëngjes.
Super-përballja mes Jones dhe Gane është vendosur më pas të fillojë rreth orës 7 të mëngjesit me kohën tonë lokale. /Telegrafi/