Diana Dyrzi (Tarasova), gjysmë shqiptare dhe gjysmë ruse. E lindur në Tiranë, më 23 shtator të vitit 1963, Diana është fryt i dashurisë së një tiranasi dhe një ruseje. Seit Dyrzi, është babai i saj, inxhinier gjeodezist dhe nëna Inga Tarasova.
Për 22 vite ajo ka punuar si pedagoge në Fakultetin e Histori-Filologjisë si dhe në Radio Tirana. Që në vegjëli Diana ishte e apasionuar pas librave dhe sportit. Fëmijëria e saj ishte e mbushur me ëndrra. Por në vitin ‘77, jeta i mori një tjetër rrjedhë, pasi nëna iu burgos në bazë të nenit “Agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor”.
Në vitin 1978, pason një tjetër dramë për familjen e saj, arrestohet në moshën 20 vjeçare vëllai dhe dënohet me 13 vjet heqje lirie. Ndërsa babanë e dërgojnë për punë në fshatrat e thella të Elbasanit.
Diana mbeti e vetme, me një plagë të madhe në që ju pllakos në zemër dhe në mendje, e sot e kësaj dite, pas dekadash kohë të shkuara, peshon ende mbi të.
“Pas mbarimit të gjimnazit as që mund të pretendoja për vazhdimin e shkollës së lartë, familjarë të burgosur politikë. Për katër vjet me radhë në lagje nuk më dhanë asnjë mundësi punësimi, madje as punëtore e as punonjëse në bujqësi”, shprehet Diana.
Librat ishin shpëtimi i saj.
“Mamaja deri në atë kohë kishte arritur të mblidhte një bibliotekë shumë të madhe me veprat me vëllime të plota të autorëve më të njohur të letërsisë klasike botërore dhe ruse, në veçanti. Një pjesë e mirë e librave të kësaj biblioteke u konfiskua nga organet e rendit pas arrestimit të nënës. Dua të them se pikërisht zhytja në botën e letërsisë dhe shoqëria ime e mrekullueshme besnike, që nuk më braktisi në kohën e sprovës më të rëndë, u bënë, në kuptimin e plotë të fjalës, rrethi i shpëtimit për mua”.
Gjatë kësaj kohe, ajo mbaroi kursin dyvjeçar të agjitacionit figurativ pranë Pallatit të Kulturës dhe mori diplomën me notën maksimale. Në vitin 1986, Diana, filloi punë në repartin e tornerisë dhe të gdhendjes së gurit në Ndërmarrjen e Prodhimit të Llullave (Artistike “Migjeni”).
“Në repartin e të imtave të gurit kam qenë dhe brigadiere. Në vitin 1990 u përfshiva në lëvizjen për demokraci të punëtorëve, minatorëve dhe studentëve”.
Viti 90, shënon një kthesë të fortë në jetën e saj. Ashtu si për shumë shqiptarë të tjerë, që i vuajtën fort vitet e diktaturës. Familja u shpërnda, vëllai i saj shkoi në Itali ndërsa Diana së bashku me babanë u nisën për në Moskë, ku i priste nëna, e cila, mbasi doli nga burgu në vitin 1983, shkoi të vizitonte prindërit e saj, në atdhe. Në këtë etapë, jeta e saj merr një tjetër rrjedhë.
Në shtator të vitit 1991, Diana nisi studimet në Universitetin Shtetëror Pedagogjik të Moskës “V. I. Lenin” dhe në ’96 kualifikohet si filologe e gjuhës dhe letërsisë ruse. Po atë vit, pason mbrojtja e gradës shkencore Magjistër i Shkencave Pedagogjike.
Menjëherë i propozojnë për punë në redaksinë e emisioneve në gjuhën shqipe të Departamentit të transmetimeve për Evropën Lindore dhe Juglindore të Radiokompanisë Shtetërore Ruse “Zëri i Rusisë”.
Diana përveç letërsisë, një pjesë të mirë nga jeta e saj i ka kushtuar pasionit për gazetarinë, profesion të cilin e ushtron edhe sot.
Ndërsa sot ajo punon si gazetare e pavarur në Rusi. Gjithë jetën e saj ia ka kushtuar prindërve të saj, te cilët sot janë në moshë fort të thyer. Që nga viti ’91, kur ata e lanë Shqipërinë, të tre së bashku sot ata jetojnë në Rusi, ndërsa i vëllai në Itali. Familja pavarësisht pengesave që ka kaluar në jetë, nuk u nda për asnjë moment. Ndonëse nëna dhe djali u burgosën, ata me ngulm pritën njëri-tjetrin deri sa u bashkuan.
Falë guximit ajo mposhti çdo pengesë që i doli para dhe sot është krenare, për gjithë vitet që mban në kurriz. Ndonëse atdheu e ka goditur fort në jetën e saj, ajo nuk rresht së thëni se familja e saj e dashuron Shqipërinë./dritare.net
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës