Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka folur në lidhje me akuzat për kurdisje drejtuar klubit që ai drejton, teksa ka thënë se ndihen të pastër dhe janë gati të bashkëpunojnë me institucionet shtetërore rreth çdo hetimi.
Gjatë ditës së enjte, mediat franceze kanë raportuar se skuadra e Llapit po hetohet me dyshimin se ka kurdisur katër ndeshje të Superligës së Kosovës.
Megjithatë, në një intervistë për Kanal10, Tahir Batatina ka thënë se janë ndjerë keq pas leximit të lajmeve se klubi që ai e drejton po hetohet për këto akuza, që sipas tij nuk janë të vërteta.
“Jemi ndjerë keq kur kemi parë lajmin, ne jemi të pastër sa i përket kësaj çështje”, ka thënë fillimisht Batatina.
“Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me institucionet shtetërore rreth çdo hetimi që bëhet në skuadrën e Llapit”, përfundoi trajneri i Llapit.
Ndryshe, gjatë ditës kanë reaguar edhe FFK, MKRS dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës, të cilët janë duke shikuar me kujdes rastin.
https://www.youtube.com/watch?v=la-46FhEP08