LAJMI I FUNDIT:

Jehona Sopi: Nuk jam penduar për asgjë në jetë

Jehona Sopi: Nuk jam penduar për asgjë në jetë

Ajo është gjithmonë e veçantë, sharmante, seksuale, shpesh edhe e fortë, duke u radhitur tek ato femra që zor se rrëzohen nga froni i tyre. E kemi fjalën për këngëtaren Kosovare, Jehona Sopi. Galeria e këngëve të saj, ka ardhur gjithmonë me finesë dhe elegancë te publiku, duke lenë një shije të mirë për çdo publikim muzikor. Të gjithë e mbajnë mend muajin e "mallkuar" të Jehonës, Janarin. Mos mendoni se këngëtarja ka ndonjë "hatër mbetjeje" me këtë muaj, është thjesht koincidencë. Në një intervistë për SH2-shin, Sopi rrëfehet, por këtë herë ndryshe, duke na treguar gjithçka për jetën e saj: fillimet në muzikë, shkollën për psikologji dhe dashuria tre vjeçare që po përjeton me një djalë, duke u shprehur që shpreson të zgjatë përjetësisht. Me këtë rrëfim kuptohet që ajo nuk është vetëm një vajzë e bukur që di të këndojë, por edhe një person që nuk kënaqet me pak dhe për më tepër, një vajzë që ka pasur synime të qarta që në fillesat e veta. Tashmë Jehona është një nga këngëtaret më të pëlqyera në Kosovë por edhe në Shqipëri.

Me ç’farë po merret Jehona momentalisht, cilat janë angazhimet e saj?

Momentalisht përqendrimin e kam drejtuar te studimet ku jam në prag të përfundimit të tyre dhe jam duke u angazhuar për diplomimin.Kam disa koncerte gjatë këtij sezoni verorë dhe shpresoj që t’i realizoj me sukses.

Jehona, kur janë fillesat e tua në muzikë, e keni pasur pasion që e vogël këngën apo ka ardhur më vonë?


Po filloj ta këndoj edhe unë refrenin e famshëm, që kam qenë fëmijë i talentuar (qesh). Jo, me të vërtet këngën edhe aktrimin i kam pasur pasion që e vogël, shumë e vogël…dhe kështu vendosa të shkoj në shkollën e mesme të muzikës, ndërsa karriera ime si këngëtare filloj që nga viti 1997.

Na tregoni pak për fëmijërinë tuaj, si ka kaluar ajo, e kishit menduar se një ditë do të ishit kaq e famshme?

Kam kaluar një fëmijëri fantastike, kam qenë fëmijë i entuziazmuar… Sa i përket famës kam menduar që do të jem edhe shumë më e famshme (qesh). Kur kam qenë e vogël kam parë në TV të gjitha ngjarjet botërore që i përkisnin botës së artit (ende vazhdoj t’i përcjell) dhe ndonjëherë se bashku me dy shoqet e mia luanim lojën e ndarjes së shpërblimeve (unë isha protagonistja e lojës…qesh) dhe mundoheshim t’i kopjonim në mënyrën tonë gjestet e yjeve botërore… për atë them nuk jam aq e famshme, sa e kam luajtur rolin e lojës në fëmijëri ….(qesh).

Keni një luk (dukje) vazhdimisht të kuruar, sa kujdesni për veten?

Mund te them se i jap përparësi përshtatshmërisë. Mundohem t’i jap ngjyrë kreativitetit tim varësisht nga konditat që paraqiten, duke mos i ikur asnjëherë shijes sime personale.

Ka ndonjë person të cilit ia dedikoni këtë sukses?

Po sigurisht, të gjithë atyre që më kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të më ndihmojnë dhe të më përkrahin në të gjitha vendimet dhe veprimet e mia.

Për çfarë arsye do të mund ta braktisnit karrierën tuaj?

Mund të them se ka disa gjëra në jetën time që kanë prioritet më shumë se profesioni dhe karriera ime…

Përveç Muzikës, ju studioni edhe psikologji, pse zgjodhët këtë degë!

Më ka nxitur dëshira për ta njohur më mirë veten dhe të tjerët…

Do t’iu shohim në të ardhmen si psikologe?

Në atë drejtim po mundohem të punoj, por do të mundohem që muzikën mos ta lë anash…

Çfarë është më e rëndësishme për ty në këto momente?

Të ishte temperatura pak me e ulët, se shumë vapë. (qesh)

Cilët janë miqtë e tu më të ngushtë?

Kam shumë dhe jam shumë e lumtur për këtë gjë…

Çfarë vlerësoni me shumë në një miqësi?

Nuk më mjafton teoria që miqtë e mirë shihen në kohen e vështirë, dua që së bashku me ta t’i ndaj edhe momentet e bukura të jetës sime dhe t’i gëzohemi suksesit të njëri-tjetrit…

Po në një lidhje dashurie, çfarë vlerësoni?

Dashurinë, duke mos e ngatërruar me nevojën…

Cilat janë ambiciet e tua në muzikë?

Tendenca ime, është të ruaj atë që unë konsideroj së është me vlerë dhe ta ruaj me shumë fanatizëm, duke u përpjekur që të kem progres në muzikën që bëj.

Çfarë tipi është Jehona, qanë shpesh?

Natyra ime karakterizohet nga ndjeshmëria dhe butësia. Qaj kur kam nevojë dhe kur e ndjej…

Ka Jehona një mashkull pranë momentalisht?

PO, kam të dashur, tani janë bërë tri vite që jemi bashkë. Shpresoj që të zgjasë përjetësisht..

Lë të imagjinojmë për një moment. Nëse bashkëshorti juaj do t’ju tradhtonte, do ta falnit?

Nuk e kam përjetuar asnjëherë, është situate e panjohur për mua, nuk e di se si do të kisha reaguar, shpresoj të mos ta përjetoj kurrë…

Ju jeni njeri i skenës, do të pozonit nudo në një revistë, në shkëmbim të një shumë të madhe lekësh?

J0 nuk do të pranoja.

Jehona, cilat janë planet tuaja për më vonë?

Shumë shpejt do të realizoj një këngë të shoqëruar me një videoklip, ndërsa për planet afatgjata ka shumë dhe shpresoj të realizohen të paktën gjysma, ashtu siç i kam planifikuar.

Sipas jush, çfarë ndryshimi ka muzika shqiptare nga ajo kosovare, kjo pasi shpesh në Shqipëri rrëmbeni çmimet neper festivale?

Ne jemi dy vende dhe një popull, por nuk mendoj se mundem ta gjeneralizoj muzikën që kultivohet në Shqipëri dhe të bëj dallimin duke e gjeneralizuar muzikën që bëhet në Kosovë…Vetëm mundem të them se, si në Kosovë ashtu edhe ne Shqipëri, ka këngëtarë që kultivojnë vlera të mirëfillta. Unë mendoj që është individuale, tendenca ime gjithmonë ka qenë që të jem origjinale, shpresoj që t’ia kem arritur qëllimit. /Shekulli/

Në trend

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Kalo në kategori