Këngëtarja e njohur shqiptare, Jehona Sopi, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Oxygen”.
Ajo përballë moderatorit Besim Dina ka rrëfyer shumë detaje nga jeta e saj artistike, por edhe ajo personale.
Mes të tjerash, interpretuesja e hitit “Përvjetori” theksoi se ka vendosur që të adaptohet ndaj ndryshimeve që i koha po i sjell.
Ajo u pyet në veçanti për zgjedhjen e grave që duan të bëjnë fëmijë, pa pasur nevojë për një partner mashkull.
“Unë mendoj që është zgjedhje shumë personale, e drejtë e secilit që të zgjedh qysh don që ta jetojë jetën e vet. Kjo i bjen që shumë shpejt fëmija mund të bëhet në laborator”, tha këngëtarja Sopi.
E kur u pyet nga moderatori rreth ekzistencës së nënës, Jehona u shpreh se me këtë mendësi, nëna duhet të ekzistojë, por në rast se laboratori hyn në punë, atëherë shtatzënia nuk është e domosdoshme si proces.
“Jo, duhet të ekzistojë por s’ka nevojë të jetë si proces [i shtatzënisë]. Kam përshtypje se në një të ardhme të afërt mund të ndodh kjo. Është pak rrezik…”, tha më tutje këngëtarja e htiti “Marramendja”.
Kujtojmë që tema e të drejtës së grave për të pasur fëmijë pa partnerë, ka qenë mjaft e diskutuar muajt e fundit në Kosovë, kjo edhe për shkak të projektligjit për riprodhim që pritet të votohet së shpejti. /Telegrafi/