Nëse do më pyesnin rreth 5 vjet më parë si ndihesha, do të bëja një frymëmarrje të thellë, sytë do të bënin atë shprehjen e zakonshme kur janë të trishtë dhe nuk për të ardhmen nuk do shprehja asnjë entuziazëm.
Mbi të gjitha, e di se ç’do të thotë të hysh në dekadën e 4-ët dhe të mos bësh të njëjtën jetë si pjesa më e madhe e bashkëmoshatareve të tua.
Në fillim të vitit 2011, unë kapa pragun dhe festova 30-vjetorin e lindjes. Ishte një festë surprizë dhe ironia ishte pyetja që i bëja vazhdimisht vetes: si ia arrita kësaj dite? Ishte njëlloj sikur dikush më pëshpëriste në vesh: çfarë të ka ndodhur?
Kam shpenzuar kohë mjaftueshëm në të 20-at e mia, një pjesë të mirë të saj e kam shpenzuar kot, madje edhe duke bërë premtime për të ardhmen që nuk i mbajta kurrë, as sot. Por ndryshimi i çuditshëm me më shumë se një dekadë më pas, është që nuk e mendoja asnjëherë se do të gjendesha në një ditë si kjo dhe do ndihesha e lumtur.
Këtë vit, unë jam 35 vjeç — mosha në të cilën akoma vazhdon të thuash se je të 30-at e hershme, ende mjaft e re për t’u ndier simpatike kur dikush tregon interes ndaj teje.
Megjithatë, nuk ka asnjë rëndësi. As kjo dekadë nuk ka për të ndryshuar rrënjësisht karakterin. Tani kam kuptuar se vitet të mësojnë disa gjëra që më parë nuk i ke marrë parasysh kur t’i kanë këshilluar. Dhe këtë po e vërtetoj çdo ditë e më tepër.
Ja ku janë 6 mënyra surprizë të lumturisë në të 30-at (të hershmet akoma)
Kam hequr dorë nga shprehja “më vjen keq”
Ndoshta të gjithë do të mendoni se jam një person i tmerrshëm dhe i paaftë për të mbajtur përgjegjësi. Por e kam fjalën për t’u shfajësuar për gjithçka që më ndodh në jetë, deri edhe tek gjërat më të vogla. Nuk e bëj më. Të gjithë në jemi përgjegjës për veten dhe dimë ta kontrollojmë atë. Shfajësimet nuk kanë më vend, as edhe kur prishet kompjuteri dhe lë në mes një bisedë.
Nuk përpiqem të jem tjetërkush
Gjithmonë e kam vendosur veten në vështirësi duke menduar ndryshe dhe vepruar ndryshe nga ajo që doja në të vërtetë. Por erdhi një moment që i bëra pyetjen vetes: pse duhet të mendoj dhe veproj si një njeri tjetër? Gjërat mund të jenë më të lehta, por përpjekja për të qenë dikush tjetër, thjeshtë më ka shkatërruar lumturinë. Çfarë bëj tani? Vesh bluzën Polo që kam më përzemërt, sepse kështu kam dëshirë të dukem. Më pëlqen edhe statusi Cat Lady.
Nuk kam nevojë për një marrëdhënie që të më kompletojë
Sigurisht, është shumë bukur të kesh në krah dikë, por jeta ime nuk mund të ndalet nëse kjo nuk ndodh. Për t’u ndier e realizuar nuk kam nevojë për asnjë tjetër për të qenë OK. Pastaj, argëtohen duke luajtur rolin e koketës, ju kujtohet çfarë thashë më sipër?
Nuk i marr më parasysh opinionet e të tjerëve për veten
Ishte një kohë, sidomos në atë periudhë kur edhe shumë mikesha të miat, ishin në një gjendje konfuze dhe nuk ndiheshim aspak mirë me veten – atëherë kur opinioni i të tjerëve drejtonte jetën time, ishte realiteti im. Më duhet t’i lusja njerëzit të më pëlqenin, të më shihnin dhe vdisja nga kureshtja për të mësuar mendimet e tyre dhe gjithçka që flisnin për mua. E kam vrarë mendjen aq shumë. Tani? Nuk kam as dëshirën më të vogël për të mësuar çfarë mendojnë dhe thonë të tjerët për mua.
E shoh lumturinë edhe në gjëra të vogla
Ndoshta nuk e kam dashur veten mjaftueshëm disa vite më parë, as nuk e kam respektuar si duhet, por mendoj se në mes të një rrugëtimi, kur këndvështrimin e kemi shumë larg, edhe lumturinë e shohim po aq larg. Sinqerisht, ajo lloj strategjie për mua nuk funksionin më; nuk ke për ta gjetur kurrë fundin e lumturisë. Por po ta kërkosh edhe në gjërat më të vogla të jetës, do ta shohësh që është fare pranë.
Kam mësuar shumë
Im atë vdiq në vitin 2003 dhe më la një mesazh shumë të rëndësishëm: jeta ecën me shpejtësi të madhe. Ne nuk e dimë asnjëherë se kur do të vijnë ato momentet e lumtura që i kemi pritur gjithë jetën, sepse duke pritur ato, lëmë ditët tona të pajetuara. Kështu që duhet të gjejmë pikërisht ato momentet e vogla që na bëjnë të qeshim me zë të lartë. Ato na e bëjnë jetën më të gjatë.
Për asnjë prej dekadave të jetës nuk mund të themi se është në “ditët e arta”, sepse nuk mundemi kurrë të rikrijojmë çfarë kemi jetuar në atë kohë, por pikërisht në këtë moshë e vlerësoj më shumë se gjatë gjithë jetës forcën për të jetuar të tashmen dhe për të grumbulluar energjitë për atë që të vjen.
Ndërsa jam e ulur në divanin e sallonit dhe përpiqem të kujtoj surprizën e ditëlindjes simë të 30-të, e rrethuar nga njerëz të afërm e miq të ngushtë, mendimet më shuhen menjëherë, përveç diçkaje: nuk është fundi i botës, është thjeshtë një kapitull i ri i jetës – një sfidë e re. Kush e di çfarë do më sjellë dekada tjetër. Për një gjë jam e sigurt ama: do të vazhdoj ta vesh atë bluzën Polo dhe do të qesh pa fund me zë të lartë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë
Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano
A ndikon pozicioni i fjetjes në formimin e rrudhave?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime