LAJMI I FUNDIT:

Jakup Krasniqi: Realizimi i idesë së Thaçit për kufijtë, do të ishte tradhti kombëtare (Video)

Jakup Krasniqi: Realizimi i idesë së Thaçit për kufijtë, do të ishte tradhti kombëtare (Video)

Realizimi i idesë për korrigjim të kufijve, e sheh si tradhti kombëtare. Kështu tha kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi në emisionin Debat Plus.

Ai tha gjithashtu se Qeveria ku Nisma është ortake, nuk po dallon shumë nga qeveritë e kaluara.

Ish Kryetari i Kuvendit të Kosovës,  Jakup Krasniqi, në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin e cilësoi si tradhti kombëtare mundësinë e realizimi të idesë së Presidentit Thaçi  për korrigjim kufijsh.


“Nuk mund të themi që e ka tradhtuar vendin deri tani. Por, nëse realizohet ajo që po e thotë [Thaçi], unë mendoj që e ka tradhtuar…Presidenti i shtetit e ka për obligim të mbrojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha Jakup Krasniqi.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismas Social Demokrate hodhi poshtë zërat se ka ndikuar në punësimet e familjarëve të tij në institucionet publike.

“Po të kisha dashur pozita për vete, e kisha pranuar pozitën e ministrit. Pot të kisha luftuar për anëtarët e ngushtë të familjes sime, kisha dërguar ndonjërin nga vëllezërit si zëvendësministër. Ka me përgatitje edhe për njërin edhe për tjetrin”, tha tutje Krasniqi.

Krasniqi u tregua kritik edhe për formën aktuale të qeverisjes ku tha se nuk ka dallime nga qeveritë e kaluara, ndërkaq ftoi pozitën e opozitën të jenë të unifikuara për proceset e rëndësishme.

“Dallim esencial nuk ka, por ka dallime. Isha i bindur se ky koalicion problemet politike më të cilat përballej Kosova do t’i kalonte shumë më shpejt, por ndodhi e kundërta”, tha ndër të tjera Jakup Krasniqi.

Në diskutimin për numrin e veteranëve, Krasniqi tha se nuk mund të kenë qenë më shumë se  20 mijë ndërkaq tha se nuk e ndjen se duhet të kërkojë falje për komunikatën numër 59 të lëshuar nga Shtabi i përgjithshëm i UÇK-së.

Intervistën e plotë dhe përballjen e Jakup Krasniqit me gazetarët, mund ta ndiqni sonte në Debat Plus me Ermal Pandurin, në Rtv Dukagjini, duke filluar nga 20:30.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori