LAJMI I FUNDIT:

BE-ja synon të vaksinojë 70 për qind të të rriturve deri në qershor

BE-ja synon të vaksinojë 70 për qind të të rriturve deri në qershor

Bashkimi Evropian po synon të vaksinojë kundër coronavirusit 70 për qind të popullsisë së rritur deri në qershor, tha zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, të martën në një konferencë për media. Plani është dakorduar nga të gjithë komisionarët e BE-së.

Blloku filloi vaksinimin tre javë më parë dhe deri më tani ka miratuar dy vaksina, atë nga BioNTech/Pfizer dhe atë të kompanisë Moderna. Por, ritmi i vaksinimit po zvarritet dhe qëndron pas vendeve të tilla si SHBA-ja, Britania e Madhe, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Komisionarja e Shëndetësisë, Stella Kyriakides tha se në bazë të strategjisë së blerjes së përbashkët të BE-së, do të ketë doza të mjaftueshme për të vaksinuar 80 për qind të popullsisë së BE-së prej 450 milionësh.


Ajo pranoi, megjithatë, se “procesi i vaksinimit duhet të përshpejtohet”.

Ndërsa zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas tha se “deri në verë, vendet anëtare duhet të kenë vaksinuar një minimum prej 70 për qind të popullsisë së rritur”. Ai tha se kjo duhet të ndodhë para 1 qershorit.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha në një deklaratë se përmbushja e qëllimit prej 70 për qind, brenda katër muajve, të ardhshëm mund të jetë “një pikë kthese në luftën tonë kundër këtij virusi”. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Serbia
Kalo në kategori