Kush ka jetuar dhe jeton në Shqipëri nuk ka sesi të mos i njoh këta filma të famshëm.
Shumica e protagonistëve të filmave të famshëm shqiptar janë shkëputur nga ekrani dhe nuk janë në vëmendjen e publikut.
Se cilët janë ata dhe si janë shndërruar sot, mund të shikoni në fotografitë më poshtë:
Artan Santo – Ilir Gjinari, ‘Guximtarët’
Artan Santo u kthye në një ndër autoritetet më të fuqishme në fushën e bankave në Shqipëri. Filmi i famshëm i vitit 1970, ‘Guximtarët’ do të kishte në qendër Artan Santon, ekonomistin dhe bankierin e suksesshëm, i cili do të humbte jetën në qershor të 2014-ës në një atentat.
Donald Kokona – Taulanti që kërkonte një motër
Donald Kokona ishte vetëm 4 vjeç kur protagonizoi një ndër filmat më të dashur shqiptarë për fëmijë. Shumë njerëz mund ta pyesin ‘Ku të kam parë?’, dhe habiten kur kuptojnë se ky arkitekt i suksesshëm 35-vjeçar, është Taulanti i vogël.
Herion Mustafaraj- Beni ecën vetë
Pasi jetoi rreth 25 vjet në Amerikë ku gjithashtu u mor me aktrim, Herion Mustafaraj, Beni që mësoi të ecte vetë, u kthye në Shqipëri në 2015-ën, dhe iu rikthye skenës. Ai ka marrë pjesë në shfaqje teatrale si edhe ka konkurruar në ‘Dance With Me’
Enea Zhegu – Tomka dhe Shokët e tij
Enea Zhegu njihet edhe për filma të tjerë, përmendim këtu ‘Lulëkuqet mbi mure’ apo ‘Njeriu me top’, megjithatë ishte ky rol protagonist që do ta shenjonte kujtesën e publikut shqiptar. Pas një shkëputjeje të gjatë, rreth 30-vjeçare, Enea Zhegu iu rikthye kinemasë me filmin televiziv ‘Milenium’, të regjisorit Besnik Bisha.
Eptan Lohja – Fatmiri, ‘Në shtëpinë tonë’
Fatmiri i ‘Në shtëpinë tonë’ mund të mos shihet shpesh në ekran, por ai ka gjetur suksesin në prapaskenë. Eptan Lohja është prej shumë vitesh drejtor i marketingut në TV Klan, si edhe themelues i një prej kompanive më të mëdha audio-vizuale në Shqipëri.
Manjola Begolli – Rudina, ‘2 herë mat’
Manjola Begolli ka thënë se nuk ia kishte idenë nga shahu! E megjithatë, ajo ka treguar pasionin e saj të kahershëm për matematikën, që e ka shtyrë të specializohet për ekonomi, e më pas të punojë në bankë.
Admir Sorra – Gjino, ‘Përrallë nga e kaluara’
Ishte 12 vjeç kur luajti rolin e një 14-vjeçari, një rol që do të mbetej në kujtesën e shqiptarëve. Por ai u tërhoq nga ekrani dhe nga Shqipëria, e shkoi për të jetuar në Itali. Më pas, u rikthye në vendin e tij për te jetuar në Vlorë, vendin e tij të lindjes.
Petro Papakosta – Partizani i Vogël Velo
Petro Papakosta luajti heroin e voël Velo në moshën 13-vjeçare. Ai u tërhoq nga kinemaja për t’iu përkushtuar një tjetër zhanri të artit: letërsisë. Petro Papakosta ka botuar një sërë vëllimesh poetike si edhe eseistike.
Zhaklina Dhimojani – Mimoza Llastica
Një llasticë, e pakënaqur, që ‘s’i qeshte buza’. Krejt ndryshe duket sot Zhaklina Dhimojani, e cila tani jeton në Zvicër. Ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik, dega Financë. Pasi u shpërngul në Zvicër, njohu bashkëshortin e saj të ardhshëm, juristin Stefan Blatter, me të cilin më pas do të kishte një vajzë, Alexi-n.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Unikkatili prek me fjalët për të vëllanë: Zbrazëtia që ndjej e sytë e mi të përlotur i shihni vetëm ti dhe Zoti

“Nuk është normale që një burrë 51 vjeç për 24 orë të puth tre burra” - banorët hedhin dyshime për orientimin seksual të Laertit

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen reagon i tërbuar pas aludimeve se gruaja e tradhtoi me trajnerin personal

Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa