Asgjë të re nga Komisioni Evropian. Pas ngjarjeve të djeshme në skenën politike të Maqedonisë, me gjasë nuk e kanë impresionuar Brukselin i cili as për një milimetër nuk e ka ndryshuar qëndrimi: implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos, implementimin e reformave të theksuara në Raportin e Pribes dhe shpresa se partitë politike në Maqedoni do të punojnë në interes të qytetarëve.
Zëdhënësja e eurokomesarit për zgjerim, Johannes Hahn, Maja Kocijançiq e cila përndryshe për momentin është në Tunis, ka deklaruar se Komisioni Evropian nga afër i ndjekë ngjarjet në Maqedoni. Ndërkaq, në lidhje me zgjedhjet e caktuara për dy muaj tha se “përparim ka, por edhe më shumë duhet të bëhet që zgjedhjet të jenë sipas standardeve evropiane”, njofton Portalb.
Komisioni Evropian, vlerëson se puna për fer zgjedhje është vitale dhe se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të angazhohet në terren bashkë me partnerët e tyre ndërkombëtar.
“Në Maqedoni, ka krizë politike të cilën ne bashkë me partnerët e vendit e zbutëm, ndërkaq në interes të vendit dhe para se gjithash të qytetarëve është që kjo krizë të zgjidhet. Shpresojmë që partitë do të qëndrojnë të përkushtuar ndaj këtij qëllimi dhe ajo që është nënshkruar në Përzhino në lidhje me zgjedhjet, por gjithashtu në lidhje me reformat prioritare, përsëris, gjithçka në dobi të vendit dhe qytetarëve të Maqedonisë”, tha Kocijançiq.
Përndryshe dje në mesnatë, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Trajko Veljanovski e ka shpërbërë Kuvendin dhe i ka falënderuar deputetët për punën e deritanishme. Pas kësaj, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, mbajti konferencë për shtyp dhe tha se LSDM nuk do të merr pjesë në “zgjedhjet kriminale”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Filkov: Tani është momenti që BE të tregojë lidership të vërtetë dhe vullnet politik për integrimin e Ballkanit Perëndimor

LDK mbledh kryesinë – diskutohet rezultati zgjedhor

Janevska: Gjatë këtij mandati do të përfundojnë të gjitha punimet në ndërtim të Fakultetit të Informatikës

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa