Një fustan që mund ta vishni në shumë raste
Ajo që të gjitha gratë në familjen Trump kanë të përbashkët është stili i mirë.
Nga Melania mund të mësojmë se si të jemi elegante dhe femërore, kurse nga Ivanka Tramp si të dukemi perfekt edhe në versionin e ditës.
Ivanka Trump është fotografuar në Miami Beach me një veshje tejet të thjeshtë dhe fustani që ka veshur ka lënë përshtypje te shumëkush, transmeton Telegrafi.
Ajo ka veshur një fustan midi blu të hapur dhe ajo që e bën interesant është pjesa e sipërme poshtë gjoksit, e cila është e lidhur në nyjë dhe nxjerr në pah një minimum të lëkurës.
Ky fustan shumë i bukur do të jetë një hit pranveror dhe do ta shohim shpesh në shumë vajza, ndërsa Ivanka e kombinoi me sandale të bardha. /Telegrafi/