‘Tifozja më e nxehtë’ e Kampionatit Botëror është ende në Katar – pavarësisht se Kroacia u eliminua në gjysmëfinale.
Ivana Knoll hoqi ngjyrat e saj të zakonshme teksa po shkonte për të parë ndeshjen gjysmëfinale mes Francës dhe Marokut, shkruan The Sun.
Ivana ka qenë në të gjitha ndeshjet e Kroacisë në Katar, dhe ajo gjithsesi ia doli t’iu jepte zemër lojtarëve të Përfaqësueses së Kroacisë.
30-vjeçarja gjatë gjithë kohës ishte e veshur me veshje të ekspozuara me kuadrate të kuqe dhe të bardha, që përkojnë me ngjyrat e flamurit kroat.
Por ajo qëndroi neutrale të mërkurën teksa u drejtua për në stadiumin “Al-Bayt” për të parë gjysmëfinalen e Francës kundër Marokut.
Në vend të ngjyrave të saj të zakonshme kuq dhe të bardhë, Ivana kishte veshur një kostum të zi.
Bukuroshja kroate publikoi një video të saj nga tribuna në InstaStory.
Ajo mahniti me veshjen zbuluese që nxirrte në pah figurën e saj trupore.
Fansat mbetën të gëzuar të martën kur kuptuan se Knoll nuk do të kthehej ende në shtëpi.
Edhe pse Kroacia humbi gjysmëfinalen e saj ndaj Argjentinës, ata janë në garë për vendin e tretë – ndeshje e cila do të luhet të shtunën.
Kështu që Ivana do të qëndrojë në Katar edhe për pak kohë.
Ajo shkroi në Instagram pas humbjes së Kroacisë: “Ndonjëherë luajmë në mënyrë mahnitëse, ndonjëherë jo aq mirë”.
“Ndonjëherë në gjysmëfinale kemi një gjyqtar të keq si dje që jep penallti për asgjë dhe humbet shansin për të marrë trofeun”.
“Ndonjëherë ne nënvlerësohemi dhe më pas i tregojmë rrugën për në shtëpi ekipit më të favorizuar, që është futbolli”.
“Por gjëja më e rëndësishme, ne jemi një vend i vogël me zemër të madhe dhe jam krenare që jam kroate përgjithmonë”, shkroi Knoll. /Telegrafi/