Avancimi i aparaturave dhe metodave mjekësore në shëndetësi po ec me hapa të mëdhenj. Tani, edhe Kosova ka nisur të zë hapin me këto shërbime, tha sot ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, me rastin e përurimit të 5 laparaskopëve të rinj në vlerë 350 mijë euro, të blerë për nevoja të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.
Ismaili tha se e gjitha kjo po bëhet e mundur falë luftës kundër korrupsionit dhe ri-orientimit të fondeve, thuhet në njoftimin për media.
“Duke luftuar korrupsionin po arrijmë që të bëjmë gjëra të mira në shëndetësi. Sot po përurojmë pajisjet e reja të cilat do të rrisin cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve mjekësore në Kosovë. Ky modernizim i shërbimeve mjekësore do të shkoj në të mirë të pacientit dhe profesionistëve shëndetësorë”, tha ai.
Ndërsa drejtori ekzekutiv i ShSKUK-së Basri Sejdiu, tha këto nuk janë vetëm pajisje, por një funksionalizim i shumë shërbimeve në shëndetësinë kosovare.
“Në vazhdën e modernizimit të institucioneve tona publike, kjo aparaturë tashmë edhe është montuar, një në kirurgji abdominale dhe një në neurologji. Ky mjet na ndihmon që t’u ikim intervenimeve klasike në kirurgji, me prerje të mëdha”, tha Sejdiu.
“Pra këto nuk mund ti shohim vetëm si pajisje, por si funksionalizim i shërbimeve shumë të rëndësishme në shëndetësinë kosovare”. SHSKUK-ja ka pasur vetëm një Laparaskop të stërvjetëruar i cili ka pasur përdorim të limtuar”, tha ai.
Laparaskopët e blerë për nevoja të SHSKUK-së janë:2 për Kirurgjinë Abdominale, 1 për Gjinekologjinë, 1 për Urologjinë dhe 1 për Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.
Laparaskopi është një pajisje për intervenime kirurgjike me prerje minimale. Avantazhet e këtyre ndërhyrjeve janë të mëdha. Zvogëlon shumë hemorragjinë (gjakderdhjen), shkurton kohën e qëndrimit në spital nga 1 javë apo më shumë në 24 orë. Intervenimi me laparaskop zvogëlon dhimbjen, shkurton kohën e rehabilimit, shkurton rrezikun e infeksioneve, etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë