Dafina Zeqiri ditë më parë publikoi këngën e saj më të re në bashkupunim me Lumi B, të titulluar ‘Lule Lule’.

E gjithë kënga ka ardhur si një inspirim nga kënga e vjetër shqipe 'Lule Lule', e cila ka qenë edhe kënga e parë që Dafina e ka mësuar kur ka qenë e vogël.


Dafina së bashku me nënën e saj e kanë kënduar këtë këngë kur Dafina ka qenë vetëm dy vjeçare.

Kjo këngë ishte kënga e pare shqipe që Dafina kishte mësuar, por gjithashtu edhe kënga me të cilën nëna e saj, zbuloi talentin e Dafinës për këndim.

9fcc8be8 d289 4cb7 b0b2 c1cdd249740e

Përveç këngës që dukshëm tregon që është një këngë me vlera personale për këngëtaren, videoklipi (spoti) po ashtu ka vlera të mëdha.

Vendi në të cilin është xhiruar spoti i kësaj kënge është Rahoveci.

a5f588e1 65e1 47f1 a1d0 136178f955d3

Siç edhe shihet në spot, vendi është mrekullueshëm dhe me pamje magjepsëse nga vreshtat.

Ky klip mund jep edhe mesazhin që edhe në vendin tonë ka shumë pjesë të bukura që mund të krahasohen me lokacione të bukura për xhirime nga rajoni.

Për anën vizuale të këtij projekti është kujdesur Entermedia. /Telegrafi/

534a675f ad14 41ce a16e bcdc126c6d7b

b8a8f426 7c5f 4c37 865e 3824a209cd87 Dafina Zeqiri në xhirimet e klipit "Lule lule" (Foto: Telegrafi)

dc668999 57f0 4bdf 8f38 4526c563a021

fc32b004 5f95 4e37 b422 48823ba65bd2 Dafina Zeqiri në xhirimet e klipit "Lule lule" (Foto: Telegrafi)