LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryetari i FBK-së konfirmon rikthimin e KB Pejës në Superligë

Ish-kryetari i FBK-së konfirmon rikthimin e KB Pejës në Superligë

KB Peja po rikthehet në elitën e basketbollit kosovar dhe tani ky lajm është konfirmuar.

Ka qenë ish-kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu që ka njoftuar për rikthimin e KB Pejës.

Belegu ka thënë se FIBA dhe FBK do të marrin vendim që ta rikthejnë KB Pejën direkt në Superligë.


Njëra nga skuadrat më të mëdha të basketbollit kosovar u largua vitin e kaluar nga garat pasi nuk arriti t’i kryente obligimet financiare ndaj FBK-se dhe FIBAS.

“FIBA dhe FBK do ta marrin vendimin për rikthimin e KB PEJA edhe atë direkt në Superligën e Kosovës.

Largimi i KB PEJA nga Superliga vitin e kaluar ka qenë humbje e madhe për të gjithë dhe mu për këtë arsye ky rikthim do të jetë tejet i rëndësishëm jo vetëm për sportin pejan, por në përgjithësi për sportin kosovar.

Ftoj qytetarët e Pejës e sidomos bizneset të solidarizohen dhe përkrahin krenarinë e qytetit të tyre që t’i kthehet shkëlqimi që e ka pasë dikur, duke e shfrytëzuar ligjin e sponzorizimit të aprovuar kohë më parë nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në postimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Premier League
Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Ndërkombëtare
Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Karate
Ish-trajnerin e Milanit e pret një dënim shumë i rëndë pas gjestit të pahijshëm ndaj gjyqtarit

Ish-trajnerin e Milanit e pret një dënim shumë i rëndë pas gjestit të pahijshëm ndaj gjyqtarit

Ligue 1

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

La Liga
Barcelona po synon rekorde këtë vit – shifrat flasin vet

Barcelona po synon rekorde këtë vit – shifrat flasin vet

La Liga
Kalo në kategori