Drita është kampion i Kosovës me plot meritë për sezonin 2024/25 pasi e mbylli sezonin me 74 pik, 12 më shumë se përcjellësi më i afërt.

Por pas triumfit në kampionat, Drita ka bërë një aleancë të kampionëve me kompaninë më të fuqishme të telekomunikimit Ipko.


'Ipko & Fc Drita, Aleanë e kampionëve për të ardhmen' - Kështu ka shkruar Ipko për marrëveshjen, ku tanimë do të jenë sponsor gjeneral i FC Drita për dy sezonet e ardhshme.

IPKO tani e sa vite vazhdon të sponsorizojë në sport duke treguar se është një nga kompanitë lidere në vend që e përkrah gjithmonë sportin.

Njoftimi i plotë nga Ipko:

IPKO & FC DRITA: Aleanca e kampionëve për të ardhmen!

Me krenari të jashtëzakonshme dhe entuziazëm të veçantë, ju njoftojmë se IPKO është tashmë sponsori gjeneral i FC DRITA për dy sezonet e ardhshme!

Ky bashkëpunim nuk është thjesht një marrëveshje, është një zotim për të investuar në sport, në të rinjtë dhe në komunitetin që na frymëzon çdo ditë.

Sporti për ne është më shumë se një lojë, është pasion, bashkim, edukim dhe motivim për çdo të ri që beson në ëndrrën e vet.

Së bashku për suksesin. Së bashku për kampionët e së ardhmes. /Telegrafi/

telegrafi sport app