Interi dhe Juventusi do të luajnë mes vete në ndeshjen derbin e zjarrtë italian të vlefshëm për javën e nëntë të sezonit 2021/22 të Serie A.
Nerazzurrët janë nikoqir të rivalëve të urryer Bianconerëve në derbin e parë italian të sezonit, takim i cili pritet të zhvillohet në Giuseppe Meazza nga ora 20:45.
Vendi: Giuseppe Meazza
Koha: 20:45
Lajme rreth ekipeve
Inter
Simone Inzaghi pritet të konfirmojë formacionin e tij kryesor startues këtë fundjavë.
Skema do të jetë e përhershmja 3-5-2.
Juventus
Paulo Dybala dhe Matthijs de Ligt nuk ka gjasa të jenë në dispozicion këtë fundjavë pasi ata janë ende duke u rikuperuar nga lëndimi.
Massimiliano Allegri pritet t’i përshtatet Inzaghit duke luajtur me skemën e njëjtë 3-5-2.
Fakte
Janë shënuar mbi 3 gola në 12 ndeshjet e fundit të Interit në Serie A.
Interi është i pamposhtur në 20 ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A.
Interi ka shënuar të paktën 2 gola në 6 ndeshjet e fundit në shtëpi në Seria A.
Juventusi ka fituar 4 ndeshjet e fundit në Serie A.
Juventusi ka fituar me 1 gol diferencë në 4 ndeshjet e fundit në Serie A.
Juventusi është i pamposhtur në 11 nga 12 ndeshjet e fundit kundër Interit në të gjitha garat.
Analizë
Interi pësoi humbjen e parë në ligë këtë sezon pasi dështoi të konsolidonte epërsinë e tyre fillestare kundër Lazios dhe të mbyllte lojën në një pjesë të dytë që ishte plot me momente të diskutueshme.
Juventusi ka fituar secilën nga katër ndeshjet e fundit të ligës 1-0 dhe duket se po ri-zbulon qëndrueshmërinë e tyre mbrojtëse nën drejtimin e Allegrit, edhe pse ata gjithashtu gëzonin pak fat në këto ndeshje.
Në letër kjo duhet të jetë loja më interesante e javës. Juventusi ndoshta do të përpiqet të shënojë herët dhe të mbështetet në kundërsulme, ndërsa Interi mund të jetë më i kujdesshëm në zotërim e ndeshjes në mënyrë që të mos ekspozojë dobësitë e tij kur mbrohet në tranzicion.
Formacionet e mundshme
Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro, Dzeko;
Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini; Cuadrado, Bentancur, Locatelli, Bernardeschi, Alex Sandro; Chiesa, Morata;
Parashikimi: Inter 0-0 Juventus
/Telegrafi/