Inteligjenca artificiale që rivalizon plotësisht njerëzit do të arrijë në pesë deri në dhjetë vjet

Përpara se sistemet e inteligjencës artificiale të arrijnë nivelin njerëzor, ka ende shumë punë kërkimore për t’u bërë.
Inteligjenca artificiale që mund të rivalizojë njerëzit në të gjitha segmentet është ende larg, por është vetëm çështje kohe para se të bëhet realitet, tha CEO i DeepMind, Demis Hasabis.
Ai mendon se inteligjenca e përgjithshme artificiale (AGI), e cila është më e zgjuar se njerëzit, do të fillojë të shfaqet në pesë ose 10 vitet e ardhshme, transmeton Telegrafi.
“Mendoj se sistemet e sotme janë shumë pasive dhe ka ende shumë që nuk mund të bëjnë, por besoj se në vitet e ardhshme shumë nga ato aftësi do të fillojnë të dalin në pah dhe ne do të shkojmë drejt diçkaje që e quajmë inteligjencë të përgjithshme artificiale”, tha njeriu i parë i kompanisë britanike që merret me inteligjencën artificiale.
Ai e përkufizoi AGI si “një sistem që është në gjendje të shfaqë të gjitha aftësitë e ndërlikuara që njerëzit mund të bëjnë”.
“Ne nuk e kemi arritur ende atë nivel, megjithëse këto sisteme janë shumë mbresëlënëse në disa gjëra, por ka të tjera që ata nuk mund t’i bëjnë ende, dhe ne kemi shumë punë kërkimore për të bërë përpara kësaj”, tha Hassabis.
Ai nuk është i vetmi që beson se do të duhet pak kohë që të shfaqet AGI.
Vitin e kaluar, CEO i gjigantit të teknologjisë kineze Baidu, Robin Li, tha se e sheh se duhen më shumë se 10 vjet për të arritur inteligjencën e përgjithshme artificiale, duke hedhur poshtë parashikimet optimiste të disa prej kolegëve të tij se një përparim i tillë do të bëhej në një kornizë kohore shumë më të shkurtër.
Parashikimi i Hassabis, megjithatë, shkurton afatin kohor për arritjen e niveleve të përfaqësuara nga AGI në krahasim me parashikimet e kolegëve të saj të industrisë.
Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, në janar, CEO i startup-it Antropik, Dario Amodei njoftoi një formë të inteligjencës artificiale, e cila është “më e mirë se pothuajse të gjithë njerëzit në pothuajse të gjitha detyrat dhe duhet të shfaqet në dy ose tre vitet e ardhshme”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Google njoftoi blerjen më të madhe të një kompanie në historinë e saj

Samsung njofton lansimin zyrtar të One UI 7 duke filluar nga data 7 prill

Taara, teknologjia e re e internetit me lazerë - a do të arrijë t'i sfidojë satelitët e Musk?

Inteligjenca artificiale që rivalizon plotësisht njerëzit do të arrijë në pesë deri në dhjetë vjet

Kujdes çfarë flisni në praninë e Alexa, gjithçka dërgohet në Amazon
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren