Përdorimi i robotëve në industri ka qenë një temë mjaft e debatuar. Shumë vetë i trembeshin humbjes së vendit të punës. Por tani në krizën e Coronavirusit po dalin në pah avantazhet e automatizimit.
Që në fillim duhet thënë, se robotët janë natyrisht të imunizuar ndaj viruseve të Coronës dhe proceset e automatizimit ndihmojnë për të mbajtur prodhimin në lëvizje.
Patrick Schwarzkopf nga Shoqata Gjermane e Prodhimit të Makinerive dhe Pajisjeve (VDMA) përmbledh avantazhin e punës së automatizuar në kohën e pandemisë.
Por ai thotë se, “megjithatë nuk mund të hiqet dorë nga njeriu në fabrika, e kjo do të mbesë kështu”.
Këtë e tregon këto kohë krize të Coronavirusit bashkëpunimi mes njeriut dhe “robotëve bashkëpunues”, të ashtuquajtur “Cobots”, që punojnë dorë më dorë me kolegët e tyre prej mishi e gjaku.
“Ata asistojnë punëtorin nga afër, pa pasur frikë se prej tij mund të dalë një rrezik infektimi”, thotë Schwarzkopf.
Edhe Susanne Bieller, sekretare e përgjithsme e Shoqatës Ndërkombëtare të Industrisë së Robotikës (IFR) sheh të njëjtin avantazh.
Krahas kësaj, sipas Bieller, robotët japin kontribut “që të minimizohet personeli i kërkuar në repartet e prodhimit”.
Aktualisht personeli ndahet në turne të caktuara, që të mos ketë takime të drejtpërdrejta. Edhe këtu ndihmon robotika, “nëse në të ardhmen çdo të dytin vend pune mund ta zëvendësosh me robotët”.
Bashkëpunim në kohë krize
Në krizën aktuale bëhet fjalë që proceset e prodhimit të jenë të shpejta dhe fleksibël.
Sipas Susanne Bieller, këto procese janë të varura nga dija e nevojshme, që nuk arrihet të ndërtohet kaq shpejt.
“Nëse unë për shembull kam ekspertizë në saldim, atëherë do ta kem shumë të vështirë të riorientohem në një proces qepjeje”, thotë Bieller.
Megjithatë ka shembuj që tregojnë, se shpejtësia nuk është ndonjë punë magjike.
“Dy anëtarë të shoqatës VDMA, firma PIA Automation dhe prodhuesi i makinerive speciale, Ruhlamat janë bashkuar aktualisht për të prodhuar maskat mbrojtëse për fytyrën”, thotë Schwarkopf.
Pragmatikë dhe të orientuar nga zgjidhjet
Prej vitesh robotët kanë pasur një problem imazhi. Ato konsideroheshin si simbol i humbjes së punës dhe largim i njeriut nga bota e punës.
Por sipas VDMA deri më tani “nuk ka raportime për rezerva të tilla apo kundërshtime”.
Schwarzkopf thotë se, të gjithë pjesëmarrësit veprojnë në mënyrë pragmatike dhe të orientuar nga zgjidhjet.
Kurse Bieller thekson, se rezervat ndaj robotëve i përkasin së shkuarës.
“Tani vlen që automatizimi ndoshta ndihmon që të pengojë që të mos kaloj në punë me orar të shkurtuar apo të humbas vendin e punës”, thotë Bieller.
Ekspertët presin që imazhi i robotit si koleg të bëhet i qëndrueshëm.
Susanne Bieller është optimiste.
“Nëse firmat kanë guxuar të hedhin hapin e parë në automatizim, atëherë ato janë të bindura për avantazhet dhe i zgjerojnë ato”, thotë ajo.
Në tërësi e gjithë dega e prodhimit të industrisë dhe makinerive është optimiste në këtë drejtim.
Ajo shton se, pranueshmëria për robotët është e madhe. Ato nuk shihen si konkurrencë, por si mbështetje.
Patrick Schwarzkopf e mbështet këtë qëndrim.
“Tek ata që punojnë me robotët imazhi është shumë i mirë. E para nuk ka pasur humbje të vendeve të punës, robotët madje i sigurojnë ato. E dyta përmirësohet vazhdimisht cilësia e punës, sepse robotët marrin përsipër procese që përsëriten, monotone dhe jo ergonomike”, thotë Schwarzkopf.
Për Susanne Bieller automatizimi i proceseve industriale ka edhe avantazhe ekologjike.
“Tani përjetojmë që proceset e prodhimit ndërpriten për shkak të problemeve me furnizimin”, thotë Bieller.
Për këtë të ndihmon automatizimi, kur me ndihmën e robotikës sërish mund të prodhohet në mënyrë lokale dhe të shkurtohen rrugët e gjata të furnizimit.
“Ky diskutim ka filluar që tani”, përfundon Bieller. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik
Gjobiten pesë superfuqitë financiare të botës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri