LAJMI I FUNDIT:

Idlibi si fuçi baroti: A jemi para një konflikti siriano-turk?

Idlibi si fuçi baroti: A jemi para një konflikti siriano-turk?

Gjendja në Idlib po ashpërsohet – ofensiva e forcave siriane po destabilizon gjendjen në rajon. Në Ankara thuhet se forcat turke do të veprojnë ushtarakisht. 

Rusia dhe Turqia po tregojnë gjithnjë e më shumë muskujt në konfliktin e Sirisë. Udhëheqëja e Moskës po i mbështet trupat qeveritare siriane, të cilat kanë nisur sulmet masive ajrore në rajonin Idlib, që konsiderohet si rajoni i fundit i kontrolluar nga kryengritësit. Turqia nga ana tjetër është e armiqësuar me trupat qeveritare siriane të pushtetmbajtësit Bashar al-Assasd dhe po i mbështet forcat opozitare.

Gjendja në Idlib po ashpërsohet nga dita në ditë. Së fundi 13 ushtarë turq janë vrarë gjatë një sulmi sirian. Armata turke po i mban në këtë rajon postet vëzhguese. Ndaj ushtarët turq përfshihen shpesh edhe në shkëmbime zjarri. Turqia ka dërguar forca shtesë ushtarake në këtë rajon.


Dështimi i negociatave me Moskën

Për të evituar shkallëzimin e konfliktit të armatosur, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka dërguar në fillim të javës një delegacion në Moskë, për të biseduar me përfaqësuesit e Rusisë. Por negociatat përfunduan pa sukses. Rusia nuk i ka marrë parasysh kërkesat turke për tërheqjen e forcave siriane. Udhëheqja në Ankara mendon se në veri të Idlibit do të duhej të krijohej një zonë e demilitarizuar, e ngjashme si ajo në lindje të Eufratit.

Dështimi diplomatik ka indinjuar presidentin Erdogan aq shumë, sa që ka kërcënuar me luftë. “Përgatitjet për një ndërhyrje ushtarake kanë filluar”, tha Erdogan të mërkurën. “Një natë ne mund të vijmë. Të jem edhe më i qartë: Operacioni në Idlib është vetëm çështje kohe”. Trupat siriane do të duhej të tërhiqen nga ky rajon deri në fund të shkurtit, kërkon presidenti turk.

Ekspertët: Vetëm konflikt verbal

Ekspertja e Lindjes së Mesme Bente Scheller, nga Fondacioni Heinrich-Böll, mendon se gjërat do të mbeten vetëm tek kërcënimet. “Konfrontime verbale do të ketë gjithmonë, por Turqia nuk do të futet në përshkallëzime ushtarake”, mendon Scheller. “Ata sërish do të ulen dhe do të negociojnë”. Duket se Assadi nuk do të pranojë kërkesat turke, ai do të shpallë së shpejti fitoren.

As Aaron Stein nga Foreign Policy Research Institute (FPRI) në Philadelphia nuk mendon se Turqia do të ndalojë ofensivën siriane. “Ankaraja do që ofensiva të ndërpritet dhe që trupat siriane të tërhiqen me një marrëveshje.” Por ky nuk është skenar real. Assadi do të marr tani apo më vonë kontrollin e kufirit. “Kjo është vetëm çështje kohe”, pohon Stein.

Ankaraja do të ndalojë ikjen masive

Një nga shkaqet pse Turqia kërcënon me ofensivë ushtarake është edhe mundësia që sulmet ajrore të detyrojnë qindra mijëra sirianë të zhvendosen nga shtëpitë e tyre dhe të ikin në Turqi. Ikja masive në Turqi është një skenar real, e qeveria turke do të evitojë këtë skenar, sepse edhe tani në Turqi ka rreth 3,6 milionë refugjatë.

Qeveria turke ka shprehur shqetësimin se së bashku me civilët në Turqi mund të vijnë edhe terroristët islamikë. “Para hapjes së kufirit ne do të shikojmë të gjitha rreziqet, pasi në mesin e njerëzve mund të përzihen edhe xhihadistët”, thonë në Ministrinë e Brendshme turke.

Scheller pohon se këto shqetësime janë të pabaza. “Nëse shikojmë të dhënat e OKB, atëherë shihet se më shumë se 99,9 % e njerëzve në Idlib janë civilë, të cilët nuk paraqesin rrezik. Ata janë të rrezikuar”. Ndërkohë që Turqia është ajo e cila ka ndihmuar vet luftëtarët ekstremistë që të futen në Siri.

Turqia dhe Rusia kanë rënë dakord në vitin 2018 që krijohet një zonë e demilitarizuar në Idlib. Për këtë qëllim janë krijuar edhe postoblloqet turke, të cilat tani janë të rrezikuara. Nga ana tjetër Ankaraja do të duhej të ndante kryengritësit nga xhihadistët. Por në Idlib ende ka xhihadistë.

Sulmet ajrore janë ashpërsuar së fundmi. Sipas të dhënave të OKB-së, prej fillimit të dhjetorit kanë marrë arratinë mbi 900.000 njerëz. Ndërkohë që gjendja e popullatës po vështirësohet nga dita në ditë. /dw/

Në trend Botë

Më shumë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori