Site icon Telegrafi

Ibrahimi, Limanit: Kërkim falje duhet t’u kërkohet banorëve të Haraçinës dhe fëmijëve

Kryetari i Haraçinës, Ridvan Ibrahimi tha se në këtë rast falje duhet kërkuar banorëve të Haraçinës, fëmijëve dhe Bankës Botërore që financoi këtë projekt.

Lexo po ashtu Limani për çerdhen në Haraçinë: Nënshkrimi im do të bëhet legjitim, kur Ibrahimi të bindet që unë jam ministër legjitim

Ibrahimi tha se institucionet përkatëse kanë për detyrë të jenë në shërbim të kërkesave të qytetarëve për çështje të ndryshme, siç është në këtë rast funksionimi i çerdheve.

“Unë mendoj që bashkërisht duhet tu kërkojmë falje Bankës Botërore, qytetarëve të Komunës së Haraçinës edhe fëmijëve që janë të shenjtë, që na i ka fal Zoti që për ato të kujdesemi ne, për ato ne të punojmë, atyre t’u ofrojmë shërbime më cilësore, më të mira që ne si gjeneratë në të kaluarën nuk i kemi pas këto mundësi.

Sot, kur janë këto mundësi dhe mos të shfrytëzohen mendoj që nuk është në rregull. E lus ministrin mos të merremi me këso deklarata, të vazhdoj procesi edukativo arsimor”, tha Ridvan Ibrahimi, kryetar i Komunës së Haraçinës, përcjell “Alsat”.

Në çerdhen e Haraçinës “Fatosat” pritet të sistemohen 115 fëmijë pavarësisht që lista e pritjes së fëmijëve tejkalon këtë numër. Gjithashtu, edhe në çerdhen e Likovës “Valbona 2001” pritet të sistemohen 115 fëmijë të ndarë në 6 grupe. Kjo e fundit ka edhe kuzhinën distributive që do të shërbejë për çerdhen “Rrezja“ në fshatin Orizare dhe një çerdhe tjetër që planifikohet të ndërtohet mes fshatit Llojan dhe Vaksincë. Ditë më parë, kryetarët e dy komunave, të Haraçinës dhe Likovës theksuan se po përballen me procedura burokratike kur bëhet fjalë për vënien në funksion të këtyre objekteve. Mos funksionimi i çerdheve ka revoltuar edhe banorët e këtyre komunave të cilët vlerësojnë se këto vendbanime kanë nevojë për më shumë çerdhe duke marrë parasysh numrin e madh të banorëve.

Exit mobile version