Zlatan Ibrahimovic me tre golat e tij ndaj Nice është bërë lojtari me më së shumti gola në top pesë ligat evropiane.
Suedezi ka shënuar 30 gola, duke e kaluar kështu sulmuesin e Napolit, Gonzalo Higuain dhe bëhet futbollisti i parë që arrin 30 gola këtë sezon në top ligat evropiane.
34-vjeçari është i ndjekur nga Cristiano Ronaldo me 30 gola, Luis Suarez me 26 gola dhe Robert Lewandoeski me 25 gola.
Lufta për Këpucën e Artë këtë vit duke shumë më atraktive, por vështir që ajo do t’i takojë Ibras, pasi koeficienti i golave i Ligue 1 është më i vogël se i ligave tjera të mëdha evropiane. /Telegrafi/