Site icon Telegrafi

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Barcelona ka humbur në El Clasico dhe me gjasë do ta përfundojë sezonin 2023/24 pa trofe.

Humbja nga Reali ka bërë që edhe trajneri Xavi Hernandez të ndryshoj mendje dhe të marrë një vendim të ri për të ardhmen e tij.

Trajneri katalunas, Xavi do të vazhdojë si trajner i Barcelonës edhe për një vit, sipas gazetarit Gerard Romero.

Lexo po ashtu Xavi nuk përmbahet për humbjen në El Clasico: Është e vetmja gjë që kërkova para ndeshjes

“Edhe pas El Clasico, shoh më shumë shanse që Xavi të qëndrojë sesa të largohet”, tha Romero.

Në fund të janarit, Xavi njoftoi se do të largohej nga posti i trajnerit në fund të sezonit.

Lexo po ashtu Laporta po mundohet t'ia ndryshojë mendjen Xavit: Në fund të sezonit do të flas me të

Që atëherë, megjithatë, forma e Blaugranas është përmirësuar në mënyrë drastike dhe përkundër se do të mbesin pa trofe, dëshira e të gjithëve është që Xavi të qëndroj.

Joan Laporta ka vazhduar të bisedojë me menaxherin por ende nuk ka një përfundim zyrtar për të ardhmen e tij e cila duket se do të mbetet te Barça. /Telegrafi/

Exit mobile version