Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 65 vjeçari në Kurbin

Një person me inicialet N.J, i moshës 65 vjeçare ka ndërruar jetë sot rreth orës 07:30 pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga në fshatin Shullaz të Kurbinit.
Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi N. J., ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. /Tch/Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/12/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































