LAJMI I FUNDIT:

HTC Rezound zbarkon në Verizon

HTC Rezound zbarkon në Verizon

HTC Rezound ishte paralajmëruar para disa kohësh, ndërsa modeli i fundit i telefonit të HTC’së tani është paraqitur në Verizon Wireless në SHBA, me një lirim prej 249 dollarësh, pas nënshkrimit të një kontrate dy vjeçare me operatorin mobil.

Për ata që kanë harruar, ia vlen të thuhet se HTC Rezound vjen me ekran të ndjeshëm në prekje me 4.3 inç, ndërfaqe HD, 1280 x 720 piksel, procesor dual core me 1.5GHz, si dhe Android 2.3 Gingerbread.

HTC Rezound vjen me Beats Audio, 16GB memorie të brendshme, si dhe 16GB mikroSD, plus 802.11 a/b/g/n WiFi, AGPS dhe Bluetooth. / Telegrafi /