Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier e ka quajtur të rëndësishme pajtimin e djeshëm në Ohër mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, mbi aneksin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve.
Hovenier në një postim në Twitter ka shkruar se SHBA ofron mbështetje të plotë për implementimin e saj.
“Është arritur marrëveshje e rëndësishme. Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre detyrimeve në përputhje me përpjekjet tona afatgjata për të avancuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin për popullin e Kosovës dhe të rajonit”, thuhet në reagimin e tij. /Telegrafi/
An important agreement has been reached. The United States will provide full support for the implementation of these obligations consistent with our long-term efforts to advance security, stability, and prosperity for the people of Kosovo and of the region. https://t.co/LYOh4ARX4R
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 19, 2023