Site icon Telegrafi

Hoti i quan të vonshme shtesat prej 100 euro: Nuk u zgjidh asnjë problem afatgjatë

Ish-kryeministri Avdullah Hoti e ka konsideruar të vonshëm vendimin e qeverisë për të ndihmuar me nga 100 euro pensionistët dhe fëmijët.

Përmes një shënimi në Facebook, Hoti ka thënë se i kishin propozuar qeverisë qysh në vitin 2022 të indeksohen pensionet dhe asistanca sociale, por që sipas tij propozimi u refuzua vetëm se ishte nga opozita.

“Me kohë u kemi thënë, qysh në vitin 2022 kur inflacioni ishte në kulm, se: (1) duhet të indeksohen pensionet dhe asistenca sociale për t’i mbrojtur familjet nga rënia e fuqisë blerëse dhe thellimi i varfërisë; dhe (2) duhet të ulet TVSH-ja nga 18% në 8% për plot mallra shtesë që janë elementare për konsumin e familjes”.

“Nuk i morën parasysh këto propozime, vetëm sepse erdhën nga opozita”.

Lexo po ashtu 100 euro për fëmijë, Qeveria miraton vendimin

Ai thotë se tashmë 10% e familjeve janë dukshëm më të varfra pasi 60% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqim.

“Si rezultat, sot 10% e familjeve janë dukshëm më të varfra se në vitin 2021. Po ashtu, për shkak të rënies së fuqisë blerëse të të ardhurave të familjeve, sot familjet i shpenzojnë mbi 60% të të ardhurave në ushqime, krahasuar me 38% në vitin 2021”.

Ai thotë se vendimi i Qeverisë nuk zgjidh asnjë problem afatgjatë.

Lexo po ashtu Qeveria ndan për fundvit nga 100 euro shtesë për pensionistët

“Tani shpenzojnë mbi 50 milionë euro ndihma të njëhershme, që nuk zgjidhin asnjë problem afatgjatë. Problemi në afat të gjatë do ishte zbutur nëse do të indeksoheshin me kohë pensionet dhe asistenca sociale për normën e inflacionit”, ka shtuar tutje./Telegrafi/

Exit mobile version