Ministria e Financave ka mbajtur sot tryezën me temë “Rëndësia dhe besueshmëria e Raportit financiar”, në të cilën murrën pjesë ministri i Financave Avdullah Hoti, kryesuesi i Këshillit Kosovar për Raportim Financiar Gem Maloku, përfaqësues nga Banka Botërore, përfaqësues nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, përfaqësues nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përfaqësues nga Banka Qendrore e Kosovës, përfaqësues të bankave komerciale në Kosovë, përfaqësues të shoqatave të kontabilistëve, përfaqësues të firmave të auditimit si dhe përfaqësues të bizneseve.
Në fjalën hyrëse të tij ministri i Financave Avdullah Hoti, bëri të ditur se “Ministria e Financave dhe Qeveria do të angazhohen edhe më tutje në zhvillimin dhe ngritjen e profesionit dhe profesionistëve në fushën e kontabilitetit dhe auditimit, në mënyrë që kjo të rris besueshmërinë e pasqyrave financiare, si njëri ndër faktorët më të rëndësishëm për tërheqjen e investitorëve dhe investimeve nga jashtë në Kosovë. Po ashtu vlen të theksohet kontributi i dhënë nga Banka Botërore, dhe me këtë rast falënderoj përfaqësuesit e Bankës Botërore të cilët kanë dhënë një kontribut të veçantë në segmentin e raportimit financiar dhe reformimit të kërkesave të raportimit financiar me qëllim të harmonizimit me direktivat e BE-së, nëpërmjet programit REPARIS”.
“Pas nënshkrimit të MSA-së presim që të rritet edhe numri i investitorëve të jashtëm si dhe të shtohet këmbimi i mallrave dhe shërbimeve, para së gjithash me shtetet e BE-së, per tu arritur kjo kërkohen, njohje dhe aplikime të pashmangshme të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK), Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) dhe Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit (SNA). Kosova me dispozitat Ligjore për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim mundësoi aprovimin dhe zbatimin e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit, Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar dhe Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit. Praktikat më të mira dhe standardet ndërkombëtare do të implementohen përmes udhëzimeve administrative të lëshuara nga KKRF-ja, të cilat si bazë kryesore kanë direktivat evropiane. Prandaj, në këtë mënyrë do të arrihet edhe një hap më tutje drejt luftimit të informalitetit në Kosovë” shtoi ministri Hoti.
Ai gjithashtu tha se “Ministria e Financave do të bëjë përpjekjet te vazhdueshme në implementimin e praktikave më të mira të raportimit financiar me qëllim të rritjes së besueshmërisë së pasqyrave financiare ku si qëllim kryesor ka mbrojtjen e interesit publik dhe hapjen e tregut të Kosovës ndaj investitorëve të huaj. Njëkohësisht, unë do të inkurajoj KKRF-në që të shfrytëzoj të gjitha resurset në dispozicion të Ministrisë së Financave, në mënyrë që t’i arrijmë edhe synimet e Qeverisë së Kosovës per tërheqjen e investimeve dhe një zhvillim sa më të madh ekonomik dhe financiar të vendit e kjo ndodh kur ne do të kemi pasqyra financiare të pastra të kompanive në Kosovë”.
Ndërsa, kryesuesi i Këshillit Kosovar për Raportim Financiar Gem Maloku, në prezantimin e tij bëri të ditur se “Qëllimi kryesor i raportimit financiar është krijimi i pasqyrave financiare kualitative të cilat kontribuojnë pozitivisht në besueshmërinë e investitorëve, huadhënësve si dhe grupeve të tjera të interesit, duke ofruar informata relevante dhe kredibile. Përgatitja e pasqyrave financiare të besueshme, kredibile duhet të jetë e bazuar në ligjin për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim, i cili promovon adoptimin e standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar si dhe implementimin e normave të larta etike, nga përpiluesit e pasqyrave financiare dhe auditorët.
Raportimi i besueshëm financiar është komponentë e rëndësishme e nxitjes së zhvillimit ekonomik të vendit, e cila themelon bazën fundamentale të lëvizjes së lirë të kapitalit”.
“Njëkohësisht raportimi i besueshëm financiar duhet të jetë i standardizuar, i bazuar në standardet ndërkombëtare të raportimit financiar, por vlen të theksohet që raportimi i besueshëm financiar është i ndikuar edhe nga faktorë të tjerë sic janë: rregullimi me akte ligjore i udhëheqjes korporative, kërkesave për struktura adekuate në kuadër të shoqërive tregtare si dhe kërkesa të tjera ligjore mbi raportimin financiar, të cilat në mënyrë indirekte kontribuojnë në besueshmërinë e raportimit financiar” tha kryesuesi i Këshillit Kosovar për Raportim Financiar Gem Maloku.
Përfaqësuesja e Bankës Botërore Kalina Sukarova, prezantoj para të pranishmëve për Reformimin e kërkesave për raportim financiar , ku sipas saj, është e rëndësishme që mangësitë rreth pajtueshmërisë me acquis të identifikohen dhe adresohen në mënyrën e duhur duke ndryshuar legjislacionin përkatës të raportimit financiar të korporatave.
Ajo gjithashtu tha se ndryshimi i legjislacionit nuk do ti zgjidhë sfidat vetvetiu. Legjislacioni duhet të implementohet dhe të zbatohet”.
Në fund të kësaj tryeze u arrit në konkluzion se është e nevojshme rritja e përmbushjes së kërkesave sipas Ligjit për kontabilitet raportim financiar dhe auditmim për dorëzimin dhe publikimin e pasqyrave financiare pranë KKRF-së dhe gjithashtu ngritja e vazhdueshme e cilësisë së punës se auditorëve përmes aktiviteteve të kontrollit të cilësisë të parapara me UA mbi kontroll të cilësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit