Hoti: Bajram Rexhepin do ta kujtojmë përherë si një njeri me vlera të dëshmuara intelektuale, patriotike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kujtuar ish-kryeministrin Bajram Rexhepin në tre vjetorin e vdekjes.
Hoti ka thënë se Rexhepi do të kujtohet përherë si një njeri me vlera të dëshmuara intelektuale, transmeton Telegrafi.
“Sot u bënë tre vjet nga shkuarja në amshim e kryeministrit të parë të Kosovës së pasluftës, Bajram Rexhepi. Atë do ta kujtojmë përherë si një njeri me vlera të dëshmuara intelektuale, patriotike dhe humane në rrugëtimin për liri, pavarësi dhe demokraci. I përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Ish-kryeministrin Rexhepi e kanë përkujtuar figura të ndryshme politike në Kosovë dhe Shqipëri./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/08/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































