LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Anëtarësimi në Egmont Group do të kontribuojë në luftimin e pastrimit të parave

Hoti: Anëtarësimi në Egmont Group do të kontribuojë në luftimin e pastrimit të parave

Ministri i Financave Avdullah Hoti, në cilësinë e Kryetarit të Bordit të Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës, sot konfirmoi se Njësia për Inteligjencë Financiare e Republikës së Kosovës është anëtarësuar në Egmont Group.

Sipas ministrit Hoti anëtarësimi i Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës në Egmont Group është një arritje e madhe për vendin në rrugëtimin drejt anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtarë.

“Anëtarësimi i Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës në Egmont Group, është bërë sot në takimin vjetor të kësaj organizate në Doha të Katarit. Egmond Group është rrjeti i Njësive të Inteligjencës Financiare në botë. Në Egrmond Gropu bëjnë pjesë 152 shtete. Nga sot, kjo organizatë ka 153 shtete anëtare”, shtoi ministri Hoti.


Sipas ministrit Hoti Njësisa e Inteligjencës Financiare të Kosovës është institucion shumë i rëndësishëm në kuadër të Ministrisë së Financave, që është përgjegjës për kërkimin, marrjen, analizimin dhe shpërndarjen tek autoritet kompetente të informacionit në lidhje me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Ministri Avdullah Hoti theksoi se “se ky anëtarësim do të kontribuojë në luftimin dhe parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, dhe kjo është e rëndësishme për Kosovën si shtet i ri për të dhënë kontributin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Njësia e Inteligjencës Financiare të Kosovës pati dorëzuar aplikimin për anëtarësim në gusht të vitit 2013. Në cilësinë e Kryetarit të Bordit, shpreh kënaqësinë që sot Kosova u bë anëtare me të drejta të plota. Në procesin e vlerësimit të dosjes nga Egmont Group u desh të behën ndryshime strukturore dhe përmirësime ligjore”, shtoi ministri Hoti./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Kalo në kategori