Prezantuesja e bukur, Arbnora Ademaj, dallon jo vetëm me hiret e saj të spikatura femërore, por edhe me imazhin e saj të ndërtuar që reflekton vetësiguri, krenari dhe, mbi të gjitha, një lloj thjeshtësie në bukuri.
Intervistoi: Gazmend Kajtazi
Asnjë pistë nuk është e kompletuar pa modelet shtatlarta, të cilat i japin jetë të vërtetë veshjes së bukur. Me personalitetin e saj të mahnitshëm, tejet e këndshme, me ecje unike, Arbnora Ademaj, është bërë një ndër modelet më të preferuara. Përveç botës së modës, bukurisë, ajo përçon tek shoqëria hijeshinë e komunitetit në përgjithësi.
Në këtë intervistë, Arbnora rrëfen rrugën e depërtimit në industrinë e modës, aktrimit dhe sukseset në karrierën e moderatores.
Arbnora, të shohim çdo javë në ekran, por, megjithatë që ju kemi mysafire të paftuar nëpër dhomat tona, na tregoni diçka më shumë për atë që jeni duke bërë aktualisht.
Para se t’i hyja kësaj rruge kisha projekte të tjera, por kur provova të isha pjesë e saj, vura re se ndjehesha mirë, se kisha zgjedhur rrugën e duhur! “Koha shtesë” në Super Sport Kosova, pasqyron një javë sporti dhe kulture. Gjithmonë me pak fantazi brenda, për të dalë nga rutina e emisioneve të zakonshme. Dhe gjithmonë me kërkesën për të patur diçka më shumë se ajo çka pasqyrojnë televizionet tjera. Këtu nisi edhe dedikimi im. Besoj që ia kam arritur qëllimit dhe tani po e shijoj suksesin e emisionit, gjithmonë me vlerësimin e opinionit.Sa e vështirë është që një vajzë të drejtojë një emision sportiv?
Për mua nuk është aspak e vështirë të flas për sportin, sepse tani gjithçka rreth meje ka të bëjë me sportin. Është diçka që asnjëherë në jetën time nuk e kam menduar. Sigurisht se në fillim e kisha vështirë, sepse çdo emision ka atraktivitet dhe flas me shumë kënaqësi.
“Koha shtesë” është një emision intensiv, që kërkon punë, kreativitet, por edhe shumë energji për ta përballuar?
Të them të drejtën, kërkon shumë angazhim të madh, sepse është emision i përjavshëm 90 minutash, i drejtpërdrejtë. Emisionin e kemi ndarë në dy pjesë, me mysafirë të ndryshëm, që t’i analizojmë të gjitha zhvillimet e fundit që ndodhin në sportin vendor dhe në atë evropian. Mendoj se deri tani, me stafin e Supersportit nga “Digitalb”, kemi arritur çdo objektiv, dhe të ardhmen e shoh më të sigurt.
Sporti nga shumëkush konsiderohet si “mashkullor”. A mund të na tregoni diçka më shumë për këtë projekt dhe për faktin se si mund të koekzistojnë sporti dhe bukuria?
Ndoshta në vendin tonë ka mbizotëruar burrëria në sport dhe femrave nuk iu është dhënë hapësirë, mirëpo në vendet e tjera, faktor kyç në emisione të sportit janë femrat. Unë po ndihem shumë mirë që ia kam dalë ta thyej akullin të binden njerëzit që bukuria dhe sporti janë një gërshetim i mirë.Të ka ndihmuar fakti që dikur ke fituar një kurorë misi?
Ëndrra e çdo vajze është të ketë një kurorë bukurie. Unë pata fatin që fitova kurorën “Miss Koosva 2007”; u zgjodha shoqëruesja e dytë në “Miss Globe Internacional” më 2009 dhe, që atëherë, fillova dhe vazhdova në botën e ‘shou biz’-it.
E keni provuar veten në film dhe a keni dëshirë t’i hyni kësaj ‘sakrifice’?
Unë e kam sfiduar veten në shumë fusha. Në aktrim e kam gjetur veten shumë mirë, me shumë kënaqësi do ta vazhdoja.
Duke ditur karakterin tuaj, sa jeni e hapur për ballafaqime me eksperienca të reja?
Fakti që pranova të prezantoj nuk do të thotë se e kam ezauruar aktrimin, por jam natyrë në vëzhgim e mësim të vazhdueshëm. Në fushën e artit nuk më trembin eksperiencat e reja, dua t’i provoj.
A keni qenë edhe më parë e përkushtuar pas sportit, meqë edhe keni një trup të ndërtuar, tipik sportiv?
Dëshira ime fillestare ishte të lidhja marrëdhënien me televizionin. Se kjo gjë do të vinte nëpërmjet sportit s’e kisha menduar asnjëherë. Duke pasur një pasion të jashtëzakonshëm për profesionin tim, iu përkushtova tërësisht asaj që bëja dhe kështu nisën impulset e para të lidhjes së fortë me sportin. Tani e dashuroj punën time, nuk e mendoj dot veten pa të.Sa ndihesh e afërt me sportin?
Jam shumë e afërt, sepse i përcjell të gjitha ngjarjet në sport, qoftë në TV apo gazeta, shpeshherë edhe shkoj në stadiume në vend edhe kur luan Kombëtarja në Shqipëri çdo herë i përcjell nga afër. Është një ndjenjë shumë e mirë dhe një emocion i veçantë.
Për mua, mbi të gjitha, sporti është pasion.
A e kupton zhargonin e ekspertëve të sportit?
Në fillim e kisha të vështirë t’i kuptoja. Por tani besoj se nga ajo çka kam mësuar, mund të flas, madje edhe të bëj debat.
Emisioni juaj është përmbajtjesor dhe nëpërmjet tij sikur njerëzit dëgjojnë një orë historie sportive. A ka diçka që ende nuk është thënë në këtë emision që gjithnjë e më shumë po popullarizohet dhe po fiton terren?
“Koha shtesë” nuk ka ndonjë sekret të pathënë, por ka një sekret të tijin, se është shumë profesional, është ideuar shumë mirë, pasi njerëzit me shumë dashuri dhe ngrohtësi në ato orë të mbrëmjes duan të dëgjojnë të diskutohen tema të prekshme për sportin.
Ju pëlqen futbolli? Jeni tifoze dhe a i ndiqni ndeshjet sportive?
Sigurisht që më pëlqen. Jam tifoze e Barcelonës dhe i shoh të gjitha ndeshjet, për kënaqësi.
E mbështetni këtë skuadër se ka lojtarë të bukur…?
Jo, lojtarë të bukur nuk ka. E simpatizoj për lojën dhe për faktin që kam qenë e ndikuar nga familja dhe rrethi.
Cili është sportisti që ju pëlqen më shumë?
Është një përgjigje që kam përshtypjen se shumë e thonë, do ta them edhe unë. Po ta shihni me lojën e tij, ai i bën për vete të gjithë. Messi është i jashtëzakonshëm.
Cili ka qenë i ftuari më i veçantë, të cilit kur ia keni drejtuar pyetjen jeni emocionuar?
Janë shumë emra që i përzgjedhim me kujdes! Në emision kanë marrë pjesë emra të shumtë të sportit, si: Lorik Cana, Granit Xhaka, Valon Behrami, etj., njohës të mirë të sportit, etj. Në secilin emision, me të ftuarit kam përjetuar emocione të veçanta.
Çfarë ‘përdor’ për t’ua prishur mendjen njerëzve të sportit?
Ohh, nuk jua tregoj, është sekret! Rëndësi ka që të jenë të gjithë aty, sa herë unë i ftoj, madje shpesh herë janë ata që më kërkojnë mua. “Koha shtesë”, me siguri i ka bindur njerëzit për seriozitetin dhe vlerat që mbart!Sa ndiheni e sigurt dhe komode në prezantimin e këtij emisioni?
Në fillim kam qenë më e rezervuar, por koha më ka bërë të ndryshoj. Kam parë se duke fituar eksperiencë, duke qenë e vërtetë dhe e lirshme, mund ta zhvillosh karakterin tënd.
Është një atmosferë mjaft e ngrohtë dhe komode që krijohet prej stafit të Supersportit.
Thonë se bota e televizionit është shumë konkurruese dhe ka shumë sfida. Ju si ia arrini t’i përballoni këto dy kategori?
Televizioni të krijon e të ngre shumë lart, ose të shkatërron. Po të ecësh në rrugën tënde, duke mos arsyetuar suksesin tënd me mossuksesin e të tjerëve, atëherë do të jesh e çliruar nga kompleksi i inferioritetit dhe i paaftësisë. Nuk mund të jesh pjesë e kësaj bote pa e ndier edhe ashpërsinë e tepërt që të rrethon.
A jeni ballafaquar ndonjëherë me momente të pakëndshme kur keni qenë ‘live’ në ekran?
S’ka punë pa vështirësi, mirëpo te televizioni shpeshherë nuk kuptohen këto, sepse nga jashtë duket shumë i bukur. Do punë të madhe, të paepur, do përkushtim. Televizioni është art dhe ka vend për të gjithë. Personalisht kështu e mendoj dhe kështu e jetoj, me pasion e qejf.
A mund të na tregoni ndonjë gafë që keni bërë gjatë udhëheqjes së emisionit?
Nuk më ndodh diçka shumë e madhe, por ka ndodhur t’ua ndryshoj emrat, ose nganjëherë, ligën e kampionëve e kam ngatërruar me liga të shteteve.
A ju merr shumë kohë emisioni dhe a ju duket se i hyni në hak jetës private?
Mundohem që të jetës t’i jap kuptim ashtu siç unë dua dhe ashtu siç e konceptoj. Mund të them se emisioni më merr shumë kohë, por nuk e sakrifikoj jetën time private.
Kur jemi tek jeta, a bëni “jetë” dite apo “jetë” nate?
Unë jam një femër e realizuar dhe jetën e bëj pa ekuivoke, pra bëj jetë ditë e natë, madje jeta ime është shumë e begatë.
Arbnora…me apo pa të dashur? Ke tip të caktuar bandilli, çka pret nga personi i dashur?
Nuk kam të caktuar ndonjë tip, me rëndësi është të arrijë të më bëj për vete.
Çka vlerësoni më shumë tek një mashkull, i cili do t’jua ‘pushtonte’ zemrën, mendjen, shpirtin dhe trupin?
I vlerësoj njerëzit e fortë që dinë të mbajnë fjalën, që luftojnë për atë në të cilën besojnë, njerëzit që dinë të vlerësojnë e të respektojnë veten e tyre me dinjitet e që e njohin rëndësinë dhe bukurinë e mirënjohjes.E ndieni tundimin e shumë pyetjeve dhe paragjykimeve që ju adresohen juve?
E ndiej, madje shumë, mirëpo ajo që përherë kam zgjedhur është të mos reagoj. Janë thënë shumë gjëra për mua dhe kam pasur raste që kanë arritur edhe të më cenojnë në këtë pjesë, por asnjëherë s’kam preferuar të dal të pohoj apo përgënjeshtroj diçka, sepse mua më mjafton të jem mirë me veten time. Ka njerëz që jetojnë me këto gjëra, ndërsa unë mendoj se jeta private është vetëm imja.
Po si e sheh Arbnora Arbnorën, d.m.th., veten e vet si një sharmante plot lezet, apo si një vajzë çapkëne dhe të thjeshtë?
Pamja e jashtme nuk është fuqia ime….Vetëm se mendoj që kam shumë gjëra të tjera për të shpalosur në media dhe nuk jam në kërkim të një Arbnore të bukur. Jam në kërkim të një Arbnore me më shumë vlera, me shumë njohuri, me shumë dije dhe eksperiencë.
Arbnora ka kurajën dhe guximin për të fluturuar në qiellin e shtatë dhe aftësinë për t’u kthyer me këmbë në tokë sa herë është e nevojshme.
Ekrani televiziv është një ‘kuti magjike’ në të cilën kanë dëshirë të ‘ngujohen’ të gjitha femrat e bukura. Po për ju, çka paraqet ekrani dhe a keni arritur atë që e keni synuar?
Po, ekrani mbetet magji me vete, një magji që koha e lartëson. Deri dje edhe për mua ishte ëndërr, por një ftesë, ma solli ëndrrën në duar. Emisioni “Koha shtesë” ka përmbushur të gjitha ambiciet e mia profesionale dhe për këtë arsye kam dhënë maksimumin tim në çdo hap që kam hedhur.
Si e kishe menduar një prezantuese dhe si e mendoni tash, si ju duket roli dhe pozita e saj?
Në televizion asgjë nuk është e lehtë, madje shumë më shumë se sa e kisha imagjinuar. Është tjetër gjë kur sheh dikë në ekran, e tjetër kur e drejton vetë. Të jesh prezantuese perfekte duhet punë, studim, korrektesë, dialog, por, mbi të gjitha, dhe eksperiencë. Të gjitha këto elemente për një prezantim dinjitoz nuk më mungojnë, por asnjëherë nuk jam kënaqur me kaq.
Në një emision të tillë edhe pamja është pjesë e suksesit. Si duket, natyra me ju ka qenë dorëlirë. Megjithatë, vërehet edhe një dozë përkujdesjeje vetjake.
Faleminderit për komplimentin dhe jam plotësisht dakord që edhe pamja e ka pjesën e vet të suksesit në një emision televiziv. Televizioni e ka të detyruar një pamje të bukur, me kulturë dhe të rregullt. Në ditët e zakonshme jam më shumë sportive dhe një adhuruese shumë e mirë e xhinseve.
Duket se këtë profesion e keni më shumë pasion sesa çështje parash. Si është relacioni juaj me paranë, fitoni shumë, shpenzoni shumë apo jeni e kujdesshme.
I qëndroj besnike idesë që vlerat duhet t’i konvertojmë në të ardhura të kënaqshme. Është prestigj dhe respekt për veten.
Kur më pëlqen diçka tundohem. Shpenzoj shumë, madje, disa herë dhe pa kuptuar. Thjesht shpenzoj se më pëlqen çdo gjë e bukur.Secili ka një ëndërr profesionale. Ju e keni plotësuar ëndrrën, apo jeni në kërkim të saj?
Ah, sigurisht e kam një ëndërr. Do ta bëja me kënaqësinë më të madhe dhe me përkushtimin më të madh profesional një interviste me Obaman, në presidencën e tij.
Keni luajtur ndonjëherë në bastore?
Para disa kohësh e kam hedhur një etiketë, nuk fitova, kështu që nuk e provoj më. Mendova se kur ta vendosja me fatin e fillestarit do të ndodhte diçka për mua, por, jo.
Cilat janë preokupimet tuaja aktuale?
Jemi në përfundim të ciklit të emisioneve për këtë sezon. Pason një pauzë dymujore, për t’iu rikthyer sërish drejtimit të emisionit. Kohët e fundit kam oferta edhe për projekte jashtë fushës së sportit, por gjithmonë sporti mbetet primar. Jam në kërkim dhe profesioni nuk mbaron ndonjëherë. /Telegrafi/
Foto: Artan Korenica & Veton Osmani
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë