Hija e 11 shatorit 2001
Një dekadë pas sulmeve terroriste te 11 shtatorit ndaj simbolit te lirisë, moment ky që amerikanet e konsiderojnë periudhë të errët të historisë moderne. Rreth kësaj date ka shumëçka te kujtohet dhe te vlerësohet nga ato çaste te tmerrshme të asaj dite, siç është qëndrueshmëria dhe përkushtimi amerikan për ta tejkaluar hijen e zezë të asaj dite. Siç dihet ky sulm ishte kryer mbi baza te fundamentalizmit islamik i ndikuar nga mbingarkesa ideologjike, qëllimi i te cilit ishte shkatërrimi i simboleve ushtarake e tregtare te Amerikës si dhe gjunjëzim ekonomik e politik i këtij shteti simbol për demokracinë në botë. Valët shokuese te 4 aeroplanëve te rrëmbyer nga militantë u përhapën me një shpejtësi si cunami në çdo cep te globit dhe vazhdojnë te ushtojnë edhe sot e kësaj dite.
Fenomeni i terrorizmit ndërkombëtarë kohëve të fundit është paraqitur me një kuptim më të plotë dhe më përmbajtje me të diferencuar. Për dallim nga sulmet terroriste të kohëve të mëparshme, sulmet terroriste te kohëve të fundit, për shkak të formave dhe përmasave të reja, që manifestohen në çdo aksion terrorist, ndikojnë, jo vetëm në çorganizimin e jetës politike të një shteti, por edhe në shkaktimin e krizave dhe konflikteve te ndryshme ndërshtetërore me pasoja te gjëra ndërkombëtare. Sulmi i 11 shtatorit te vitit 2001, kundër SHBA-ve, shkaktoi një recesion global ekonomik te përcjellë më kriza te shumta politike; vendosja mjeteve shpërthyese në disa trena të udhëtarëve në Madrid, ndikoi në ndërrimin e forcave politike në Spanjë dhe tërheqjen e ushtarëve të tyre nga Iraku etj. Në këtë drejtim vërehen edhe përpjekjet e shtuara në nivel global për pengimin e shfaqjes së terrorizmit ndërkombëtarë.
Atë ditë te frikshme na kujtohen skenat kur njësitë zjarrfikëse, ato te policisë, ambulancat e çdo gjë tjetër shtetërore ishin vënë në dispozicion për të shpëtuar jetët e njerëzve. Përgjigjja në fushën e mobilizimit në tragjedinë e 11 shtatorit ishte e fuqishme, ishte rekord, duke bërë çmos, madje duke e dhënë edhe jetën e tyre për ta shpëtuar atë të tjerëve. Imazhet sa prekëse aq edhe heroike janë te ngulitura thellë në memoriet e publikut amerikan dhe atij ndërkombëtar. Përpjekje kjo e jashtëzakonshme qe ndoshta i kaloi suazat e normales, e një normaleje që nuk është parë deri me sot ne historinë moderne. Falë përkushtimit të tyre dhe përpjekjeve titanike arritën t’i shpëtojnë 25 njerëz pak para se simboli i lirisë te rrezohej për dhe, pak para se ky simboli të marrë me vete edhe 2928 jetë të njerëzve te pafajshëm të cilët njëkohësisht u bënë heronj të rinj të luftës kundër terrorizmit. Që nga ndërtimi i Kullave Binjake simbolikë e lirisë e demokracisë në botë u dashtë një përkushtim gjigant si në aspektin e ndërtimit, arkitekturimit, në atë material e njerëzor, ishte një përpjekje titanike e popullit amerikan për ta bërë një vepër arkitektonike të përmasave unike siç ishin kullat binjake te cilat u kthyen në simbol te dedikimit njerëzor.
Amerika u përgjigj ndaj sulmeve te 11 shtatorit krejt ndryshe me atë çka terroristet kishin menduar e planifikuar. Amerika edhe pas këtij sulmi nuk u thye as nuk u gjunjëzua, përkundrazi u forcua edhe më shumë. Këto sulme hapen një kapitull te ri agjendash ne politiken amerikane sidomos atë te sigurisë. Presidenti i atëhershëm, Bush u zotua se do ta luftojë te keqen, do t’i luftojë ata qe e sulmuan simbolin e lirisë amerikane e globale dhe do t’i shpall luftë terrorizmit. Dhe lufta ndaj kësaj te keqeje vazhdon sot e dhjet vjet me përkushtimin me te madh amerikan. Ndoshta ende është herët për konkludime përfundimtare, por fituesit dhe humbësit pas 10 vitesh në një mënyrë mund te dihen.
Lufta ndaj terrorizmit edhe pse e kushtueshme është e suksesshme. Humbësi me i madh ne këtë mes është Bin Ladeni i cili u vra ne Maj 2011 nga njësitë special të Navy Seals në Pakistan. Organizata terroriste e tij Al Qaida e cila në masë të madhe është shndërruar në një organizatë të strukturuar operative, celulat e të cilës u shpërndanë në tërë botën e qytetëruar, pas sulmeve të 11 shtatorit pjesa me e madhe e udhëheqësve të kësaj organizate janë vrarë apo burgosur nga organet e rendit. Ata u vranë dhe bashkë me ta ngadalë po vdes edhe ideologjia për një kalifat islamik radikal qe ishte edhe emblemë e këtyre terroristëve. Ketë e tregojnë edhe protestat e fuqishme ne disa vende te Lindjes se Mesme, kundër diktatorëve sekulistë.
Pranvera arabe reflekton me se miri, dëshirën popullore për te pasur te drejtat politike e njerëzore dhe mundësi ekonomike se asnjë përgjigje ndaj 11 shtatorit, thirrjes se te inkriminuarve me dogma terroriste për goditje ndaj kulturës perëndimore. Doktrina e tyre nuk i helmojë vetëm marrëdhëniet mes shteteve, por edhe kokat e shume individëve që ranë pre e një ideologjie te tillë. Helmet e kësaj doktrine kanë arritur të marrin qindra jetë në sulmet e Londrës, Madridit si dhe mbi 40 tentim sulme qe dështuan kundër Amerikës. Ata kanë humbur luftën që filluan, sepse ne ketë rast nuk bëhet fjalë për terrorizmin e motivuar majtas ose fashist, por për një terrorizëm “postmoderrn”, i cili synon apokalipsin, që do të thotë transformimin e përgjithshëm botëror.
Sot kujtojmë nënat dhe baballarët qe me 11 shtator nuk erdhën ne shtëpi, zjarrfikësit, policët, te mbijetuarit, njerëz qe u hodhën nga dritaret e kullave binjake, dhe heronj që luftuan me te keqen e asaj dite. Edhe pas dhjetë vitesh sulmet e 11 shtatorit 2001, i japin formë historisë.
Bota e civilizuar ende e ndjek hija e sulmeve te shtatorit.
Presidenti Obama dhe ish presidenti Bush, majori i qytetit te New Yorkut, Bloomberg dhe ish-majori Xhuliani bashkë me shumë zyrtar tjerë ishin ne Graund Zero në ceremoninë përkujtimore te këtyre viktimave. Këto viktima jeta e te cilëve u vodh në atë ditë shtatori nga aktet terroriste dhe sulmet ndaj simbolit te lirisë përkujtohen në SHBA dhe gjithë boten demokratike duke nderuar kujtimin për ata dhe duke mos e harruar kurrë sakrificat e tyre.
Edhe ne shqiptaret e ndajmë dhimbjen dhe krenarinë me miqtë tanë amerikan, por edhe më familjet shqiptaro-amerikanë te cilët i humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi siç janë: Simon Dedvuakaj, Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj.
Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve në këtë ditë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-5-780x439.png)
Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-780x439.png)
"Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta", Egli e tensionuar pasi Gjesti shkroi tekstin e këngës së re
![Shpërthimi i një prej dështimeve më të mëdha të të gjitha kohërave - ai po kalon një sezon të mrekullueshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Dembele-2-780x439.jpg)
Shpërthimi i një prej dështimeve më të mëdha të të gjitha kohërave - ai po kalon një sezon të mrekullueshëm
![Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Konference-KQZ-Valmir-Elezi-foto-Ridvan-Slivova-2-780x439.jpg)
Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje
![Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/truedau-780x439.jpg)
Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-780x439.png)
"Ky është mesazh, buzëkuqi dhe varësja janë elemente specifike" – Egli - Gjestit: Ma thuaj për kë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti