Herbalife Nutrition ka lansuar iniciativën “Ushqyerje për zero uri” apo “Nutrition for zero hunger”, me zotimin për të ndihmuar luftën kundër urisë globale me 2 milion dollarë.
Kompania prezanton partneritetin me “Feed the Children”, kampion global për ti dhënë fund urisë së fëmijëve në botë.
Herbalife Nutrition, kompani udhëheqëse globale e të ushqyerit, njoftoi për fillimin e iniciativës globale “Nutrition for Zero Hunger”, duke premtuar 2 milion dollarë për të ndihmuar në dhënien fund urisë botërore, për të siguruar që njerëzit të kenë qasje në ushqim të mirë dhe të adresojnë rritjen e mbipeshës. Kjo iniciativë, me ndihmën e partnerëve jofitimprurës, do të përqendrohet në sigurimin e qasjes në ushqime të shëndetshme, përmirësimin e edukimit ushqimor, identifikimin e burimeve të qëndrueshme ushqimore dhe rritjen e vetëdijes për krizën globale.
Bashkë me fillimin e iniciativës, Kompania gjithashtu njoftoi për partneritetin e saj me “Feed the Children”, organizatë jofitimprurëse e angazhuar për të mposhtur urinë e fëmijëve në të gjithë botën. “Feed the Children” ka caktuar shtatorin si muajin e mposhtjes së urisë dhe si partner kryesor të “Nutrition for Zero Hunger”, Herbalife Nutrition do të mbështesë programet e tyre për të ndihmuar në dhënien fund urisë në të gjithë botën.
“Iniciativa Nutrition for Zero Hunger adreson problemet kryesore të pandemisë dhe përmes punës tonë me partnerët tanë, si Feed the Children, shpresojmë të ndërtojmë një botë ku të gjithë kanë qasje në ushqim dhe ushqyerje cilësore,” tha Alan Hoffman, Nënkryetar Ekzekutiv, në Global Corporate Affairs.
Si udhëheqës global në të ushqyer, Herbalife Nutrition u themelua, gati 40 vjet më parë, për rëndësinë dhe vlerën e ushqimit të mirë, duke siguruar një burim të besueshëm të ushqimit cilësor përmes një rrjeti shpërndarësish të pavarur për klientët në të gjithë botën.
“Feed the Children është krenare për partneritetin me Herbalife Nutrition për të adresuar çështjen e rëndësishme të urisë në fëmijëri,” tha Travis Arnold, Feed the Children, President dhe Kryeshef Ekzekutiv. “Problemin nuk mund ta zgjidhësh i vetëm. Ne e dimë që kur bashkojmë përpjekjet tona, do të kemi një ndikim më të madh në jetën e familjeve që kanë nevojë më së shumti për ne në të gjithë botën.”
Feed the Children është një organizatë që është e përkushtuar për të mbështetur familjet dhe komunitetet duke ofruar ndihmë ushqimore dhe burime për të ndihmuar në arritjen e jetës së qëndrueshme si në SH.B.A. ashtu dhe ndërkombëtarisht në 10 vende. Në vitin 2018, Feed the Children ka shpërndarë 88.6 milion paund ushqim dhe ndihma esenciale, duke punuar me partnerë të komunitetit për të mbështetur 6.5 milion njerëz anembanë botës.
Përveç mbështetjes së partneriteteve strategjike, Nutrition for Zero Hunger vepron në përputhje me Qëllimin e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara # 2, i cili bën thirrje për veprim të guximshëm për t’i dhënë fund urisë në të gjitha format e saj deri në vitin 2030, si dhe për të gjetur zgjidhje për të arritur sigurinë ushqimore dhe për të përmirësuar ushqyerjen në të gjithë botën.
Përmes premtimit prej 2 milion dollarësh, Kompania do të:
Bëjë partneritet me organizatat që adresojnë urinë, sigurinë ushqimore dhe keq-ushqyerjen
Ofrojë donacione në mallra me ushqime cilësore dhe produkte ushqimore për njerëzit në nevojë
Ofrojë burime për të mbështetur edukimin ushqimor
Angazhohet dhe do të edukojë komunitetet anembanë globit nëpërmjet fushatave të integruara
Hoffman shtoi se, “Ne kemi parë se si ushqimi i shëndetshëm ndikon në jetën e njerëzve, dhe ne jemi të përkushtuar të mbështesim këtë nevojë kritike për popullatat e cenueshme në të gjithë botën.”
Për të mësuar më shumë rreth Herbalife Nutrition, vizitoni IamHerbalifeNutrition.com. Për të marrë azhurnimet më të fundit të kompanisë nga Herbalife Nutrition, na ndiqni në Twitter: @HerbalifeNews.
Kontakti:
Gary Kishner
GaryKi@herbalife.com
213-745-0456
Rreth Herbalife Nutrition
Herbalife Nutrition është kompani globale ushqimore, qëllimi i së cilës është ta bëjë botën më të shëndetshme dhe më të lumtur. Kompania është në mision në fushën e të ushqyerit – duke ndryshuar jetën e njerëzve me produkte dhe programe të shkëlqyera ushqimore – që nga viti 1980.
Herbalife Nutrition ofron produkte me cilësi të lartë, të mbështetur nga shkenca, stërvitje një-për-një me shpërndarësit e pavarur të Herbalife Nutrition dhe një komunitet mbështetës që frymëzon klientët të përqafojnë një mënyrë jetese më të shëndetshme dhe aktive.
Produktet e Herbalife Nutrition, që shënjestrojnë të ushqyerit, menaxhimin e peshës, energjinë dhe gjendjen e mirë fizike si dhe produktet e kujdesit personal janë në dispozicion përmes shpërndarësve të pavarur të saj në më shumë se 90 vende.
Herbalife Nutrition mbështetë fondacionin Herbalife Nutrition Foundation, organizatë jo fitimprurëse e cila ndihmon organizatat e komunitetit të fokusuara në sigurimin e të ushqyerit të mirë. Herbalife Nutrition po ashtu është krenare për mbështetjen e më shumë se 190 atletëve të klasit botëror, ekipeve dhe ngjarjeve rreth botës.
Herbalife Nutrition ka më shumë se 8,300 punëtorë në tërë botën. Për të mësuar më shumë, vizitoni IAmHerbalifeNutrition.com.
Rreth Feed the Children
Në Feed the Children, ne gjejmë fëmijët e uritur. Ne parashikojmë një botë ku asnjë fëmijë nuk bije për të fjetur i uritur. Në SH.B.A. dhe ndërkombëtarisht, ne jemi të përkushtuar t’i ndihmojmë familjet dhe komunitetet të arrijnë jetë të qëndrueshme dhe të zvogëlojnë nevojën për ndihmë nesër, ndërsa sigurojmë ushqim dhe burime për t’i ndihmuar ata sot.
Ne shpërndajmë donacione në produkte nga donatorët e korporatave tek partnerët e komunitetit lokal, ofrojmë mbështetje për mësuesit dhe studentët e nxënësit, dhe mobilizojmë burimet shpejt për të ndihmuar përpjekjet e rimëkëmbjes kur godasin fatkeqësitë natyrore. Ndërkombëtar, ne menaxhojmë programet e zhvillimit të komunitetit të përqendruara tek fëmijët në 10 vende. Ne mirëpresim partneritetet sepse e dimë se puna jonë nuk do të ishte e mundur pa marrëdhënie bashkëpunuese.
Vizitoni feedthechildren.org për më shumë informacione.
Artikull i sponsoruar
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ia dhuroi qaforen e famshme me shqiponjë, Jean-Claude Van Damme-it?
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova